Karriera e Jonaid Myzyrit të KPP/ Sot nën akuzë nga SPAK për miliarda abuzime por karrierën e nisi si gazetar, ja ndër shkrimet e para në gazeta

Sot i kanë vënë epitete të tmerrshme, nga “mamuthi i korrupsionit” tek “xhuxhi i tenderave”, “ushtar bandash” etj. Bëhet fjalë për Jonaid Myzyrin, kryetarin e pezulluar nga detyra të Komisionit të Prokurimit Publik. Përveçse i pezulluar me urdhër të SPAK, tashmë është edhe zyrtarisht nën akuzë për disa vepra penale.

Pozicioni i tij është një ndër më delikatet dhe shumëkush mund të pyesë: “Kush është ky djale? Cka bërë në jetë? Nga vjen ky djalë?”

Jonaid Myzyri asokohe student i drejtësisë, pasdite punonte part time si gazetar në të përditshmen gazetë “Telegraf”. Reportazhe dhe intervista ishin fushat që mbulonte Jonaid Myzyri në redaksi. Pas disa viteve që punoi pranë gazetës “Telegraf”, Jonaid Myzyri u shkëput nga gazetaria duke iu përkushtuar zanatit që mori në shkollë. Juristit me pak fjalë. E pas disa viteve eksperiencë tek kompanitë e z. Sadri Abazi, ish gazetari Jonaid Myzyri u votua nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik aty dhe ku u akuzua për disa vepra penale.

Sot redaksia e priza.al po sjell një ndër shkrimet e para të Jonaid Myzyrit që i përket vitit 2011. Për koeçidencë intervista është bërë me botuesin e priza.al Elio Laze i cili asokohe së bashku me Anja Shabanin drejtonin emisionin investigativ “Alarm” në Ora News të cilët cilët dhanë intervistën e tyre për Jonin.

Redaksia e priza.al nuk mund të flasë për një çështje nën hetim që i përket drejtësisë, por dime me siguri se nëse Jonaid Myzyri si zyrtar ka firmosur ashtu siç shkruante si gazetar, me patjetër është i pafajshëm. E nëse vitet e kanë ndryshuar, kjo sigurisht që nuk është faji i gazetarisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *