KAMEZ/ PD bashkon votat me PS për tja “zhytur” qytetarëve, Berisha si zëdhënës i SHPRESA AL: Kompania ka blerë autobusë të rinj!

Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur sërish në lidhje me rritjen e biletave tët transportit urban Kamëz–Tiranë, ku demokratët bashkuan votat me socialistët dhe votuan pro kërkesës së kompanisë “Shpresa-AL”.

Berisha tha se po e shqyrtojnë problemin dhe se është i informuar për këtë çështje që prek qytetarët që frekuentojnë këtë linjë.

Por kryedemokrati u justifikua, teksa tha se kompania ka ndërruar mjetet e transportit, të cilat sipas tij janë më moderne.

Përsëri ne do e shqyrtojmë problemin. Çfarë ka ndodhur, jam informuar. Kompania ka ndërruar mjetet e transportit, i ka blerë më moderne, dhe mbi këtë bazë, në mos gaboj, megjithatë ne do informohemi më mirë dhe do u përgjigjemi”, tha kryedemokrati.

Kujtojmë që bileta e transportit publik të Kamëz-Tiranë që nga 1 nëntori kushton 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte më parë, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë nga 12000 lekë që ka qenë.

Operatori i linjës dorëzoi pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike. Në dokument thuhej se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *