Tek rruga Jordan Misja në një prej residencave luksoze të ndërtuara vitet e fundit, mu në kurriz të SPAK një celulë e vjedhjes me forex po bën kërdinë. Gjermanë, spanjollë dhe italianë janë gjahu i preferuar e çiftit Jurgen dhe Megi Mela.
Në 12 prill 2024 themelohet kompania “JM Development”. JM si Jurgen Mela apo JM si Jurgen dhe Megi nuk e dimë, por ajo që dihet është që kjo kompani ka një objekt veprimtarie “Ndërtim, mirëmbajtje dhe marketing softëare.
Kaq është e mjaftueshme sipas tyre për të deklaruar në shtet dhe më pas mund të vazhdosh vjedhjet në grupe dhe celula të vogla të mbledhura rreth të njëjtit vend, ku kamuflohen si punonjës IT që bëjnë projekte të ndryshme.
Jurgen Mela është pjesë edhe në kompani të tjera, ku kryesisht kapitali dhe të ardhurat janë si produkt i vjedhjes me telefona.
Fitimet e aktivitetit kriminal që Jurgen dhe Megi Mela kanë akumuluar ndër vite nga vjedhjet nëpër telefona kryesisht pas kurrizit të SPAK, çifti i ka investuar në prona dhe pasuri të kamufluara në emrat e bashkpuntorëve dhe familjarëve.
Cili është shtetasi gjerman që humbi rreth 80.000 nga kontakti me këtë grup kriminal?
-Vijon-
