Jurgen dhe Megi Mela/ Çifti që vjedh me forex në “shpatullat” e SPAK me një shoqeri fantazëm pa objekt aktiviteti, ku shkojnë miliona euro?

Më 12 prill të vitit 2024 çifti i bashkëshortëve Jurgen dhe Megi Mela vendosin të futen në botën e bisnesit. Dhe për këtë vendosin të themelojnë kompaninë “JM Delevopment” me adrese në një rezidencë luksoze mu pas godinës së SPAK tek rruga Jordan Misja.

Me anë të një dokumenti me pesë faqe çifti i ri i bisnesit harton “Akt Themelimin” e shoqerise. Në pesë faqe dhe 16 nene të vendosura në këtë Akt Themelim, çifti Mela janë kujdesur për çdo gjë, por vetëm një objekt se përse po ndërtohej kjo shoqeri nuk e deklaruan. Janë kujdesur të ndajnë me nene dhe pika çdo detaj financiar apo organizativ, por “sebepin” se përse u mblodhën për pak e harruan.

Por këtë e zgjidhën kur ia kërkuan në QKB. Me mirësjellje i kërkuan që një kompani që themelohet me 50.000 lek kapital me vendodhje ne një rezidencë luksoze, është e mirepritur në treg, por duhet të ketë një objekt veprimtarie.

Dhe Jurgen dhe Megi Mela vendosën që objekti i aktivitetit të shoqerisë do të jetë “ndërtim, mirëmbajtje dhe marketing software”.

JM Development me 5 faqe akt themelim dhe 16 nene për mbarëvajtje ligjore, kaq e ka objektin e aktivitetit. Të ndërtojë dhe mirëmbajë faqe web dhe software të ndryshëm.

Redaksia e priza.al i drejton disa pyetje publike shefave të “JM Development”

-Çfarë konkretisht zhvillon kompania juaj?

-Sa të punësuar keni të deklaruar?

-Çfarë “zanati” ushtrojnë të punësuarit tuaj?

-Çfarë projektesh keni zhvilluar? Ndaj kujt kompanive dhe sa është xhiro e deklaruar?

-Sa është qarkullimi bankar i llogarive të JM Development?

-Drejt kujt shteti kryen transferta JM Development jashtë Shqipërise?

-Në emër të kujt keni kamufluar pronat dhe investimet e akumuluara nëpërmjet mashtrimeve forex?

Celula të tilla janë të përhapura në gjithë Tiranën. Vidhen italianë, spanjollë, francezë, anglezë, austrialianë, kanadezë dhe amerikanë. Dhe kjo nuk është ndonjë “uau”. Por rastin e çiftit Jurgen dhe Megi Mela e bën interesant fakti se këtë kompani me 50.000 lek kapital e pa objekt veprimtarie, dhe nga e cila qarkullojnë miliona euro që vidhen me forex, e ndërtuan mu në kurrizin e SPAK.

Vijon

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *