Ja kush është efektivi i burgut të Burrelit që tentoi vetëvrasje me armën e shërbimit

Efektivi i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit, Sinan Kaxhani, ka tentuar të kryejë vetëvrasje duke qëlluar veten me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 06:40 të mëngjesit, kur 58-vjeçari ka qëlluar me armën e shërbimit brenda dhomës së tij të gjumit.

Polici ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt Traumës në Tiranë.

Raportohet se gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *