Indicie për SPAK/ A është kompania FINANTEX e Klaus Shaqirit “lavatriçja” e parave të Belind Këlliçit? Sa miliona euro ka transferuar Klaus Shaqiri drejt Italisë dhe si pastrohen milionat nëpërmjet një rrjeti kompanish

A është Belind Këlliçi njëri ndër “shefat” që drejton një rrjet të gjerë call centerash forex në Tiranë nëpërmjet një strukture të mirëorganizuar?

 

Këta në foto janë deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi dhe një shoku i tij i ngushtë që quhet Klaus Shaqiri.

Po t’i pyesësh se çfarë i lidh me njëri tjetrin, të dy të thonë se i lidh miqësia dhe politika.

Belindi e ka katapultuar Klaus Shaqirin në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, edhe përse Klaus Shaqiri figuron inspektor shëndetësor në qeverinë e Edi Ramës.

Belind Këlliçi del dhe bërtet me të madhe se qeveria e Edi Ramës është e korruptuar në çdo hallkë të saj. Që nga koka e deri në nëpunësin më të thjeshtë.

Këtu biem dakord me Belindin. Edi Rama ka një qeverisje të korruptuar dhe kriminale që mban në gjirin e saj persona që me “badgen” e zyrtarit dhe me disa njofje e 5 lek poshtë e përpjet, vjedh miliona nga qytetarët europianë.

Dhe ky është rasti i Klaus Shaqirit. Inspektorit të Shëndetësisë i cili së bashku me vëllain e tij kanë ndërtuar disa celula në anglisht, italisht dhe gjermanisht dhe vjedhin ku e si të munden.

Aktivitetin kriminal, jo atë zyrtar por këtë të vjedhjes me forex, Klaus Shaqiri e ka kamufluar me kompaninë FINANTEX e themeluar më 1 qershor 2021. Si origjinë kapitali është vënë Italia, ndërkohë kapitali është vetëm 100.000 lek. Pra Klaus Shaqiri nuk i kishte në Shqipëri 1000 euro por iu desh t’i merrte nga Italia.

Cili është në të vërtetë kapitali i FINANTEX?

Cili është në të vërtetë aktiviteti i FINANTEX?

Sa miliona janë transferuar nga llogaritë bankare në Shqipëri te FINANTEX drejt bankave Italiane?

Cili ka qënë motivacioni i këtyre lëvizjeve?

A është Belind Këlliçi njëri ndër “shefat” që drejton një rrjet të gjerë call centerash forex në Tiranë nëpërmjet një strukture të mirëorganizuar?

Kush është Klaus Shaqiri?

Klaus Shaqiri është një personazh i “heshtur” por i rëndësishëm për rrethin e personave me të cilët bashkpunon. I zgjedhur tre vite më parë si antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i propozuar nga Belind Këlliçi si lidhje e fortë shoqerorë e këtij të fundit, Klaus Shaqiri mban pozicionin e inspektorit në inspektoriatin Shëndetësor Tiranë. Por lidhja e Klaus Shaqirit dhe Belind Këllicit nuk fillon dhe mbaron as tek shoqeria dhe as tek mbledhja e votave për Partinë Demokratike nëpër Tiranë. Ka indicie tw forta qw lidhja e vwrtetw mes tyre wshtw pikërisht kompania “FINANTEX” për të cilën folëm më lart.

Para pak muajsh, vëllezërit Shaqiri, njëri zyrtar dhe tjetri “usta” forex, u përfshinë në një përplasje me një tjetër grup në kryeqytet për shkak të listave të numrave të viktimave të ardhshme. Investimi prej 16.000 eurosh i vëllezërve Shaqiri për të blerë 20 numra “të sigurt” viktimash, doli një mashtrim dhe ata i kërkuan dhunshëm llogari palës tjetër.

Por me gjithë këto vjedhje massive dhe krime, sërish Klaus dhe Rei Shaqiri vijojnë aktivitetin duke u fshehur sa pas Ergys Agasit e sa pas Ervina Gjanës.

Po tani që këta personazhe nuk janë më në “qarkullim”, a do guxojë SPAK të prekë atë që ndoshta mund të jetë “kasaforta” e Belind Këlliçit?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *