Dokumenti tatimor, vërteton se pas kompanisë “Hazar Sh.p.k”, fëmijët e tij hapën kompaninë tjetër “HUNTZ Sh.p.k” më 7 janar 2025, të dyja me aktivitet shit-blerje pasuri të paluajtshme, tranporte turistike, konsulenca financiare, kontrata ndërtimi, garancia hipotekore, shërbime noteriale etj. …
Por para arrestimit, Ilir Meta i ka lënë amanet Monikës dhe fëmijëve, të vazhdojnë skemën e pastrimit të miliardave që kanë vjedhur, nëpërmjet krijimit të kompanive fantazma, me veprimtari që kanë hapësira falsifikimi e justifikimi të ardhurash, shpenzimesh e fitimesh.
Megjithëse Ilir Metaj është në burg, dy fëmijët e tij Besar e Bora Metaj, në datën 7 janar 2025 kanë krijuar kompaninë “HUNTZ Sh.p.k”, me aktivitet transporti turistik brenda e jashtë vendit, konsulenca e studime tregu, dhënie e marrje me qira, shitje e blerje objektesh dhe çdo lloj aktiviteti që lidhet me biznesin e pasurive të paluajtshme.
