Hasani mikpret homologen suedeze: Shqipëria e vendosur për procesin e integrimit në BE

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka mirëpritur në Tiranë Ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Jessica Rosencrantz. Gjatë takimit, ata diskutuan për bashkëpunimin dhe lidhjet mes dy vendeve, si dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe sigurisë në Evropë.

Hasani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Suedisë gjatë rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së dhe për asistencën e vazhdueshme në reformat institucionale dhe demokratizimin e vendit.

Ministri Hasani theksoi gjithashtu vendosmërinë e Shqipërisë për të përmbushur procesin gjithëpërfshirës të reformave për t’u përafruar me standardet evropiane dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe kohezionin e rajonit.

Ai deklaroi: “Suedia ka qenë një mbështetëse e pandalshme ndaj Shqipërisë për reformat dhe demokratizimin e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *