Nepermjet nje statusi ne rrjetet sociale, gazetari Isa Myzyraj per ceshtjen e 6 milioneve usd te paguara per lobim nga ana e PD, ka bere nje “rreshtore” te fakteve. Dhe sipas gazetarit, ajo qe eshte deklaruar nga subjekti politik Partia Demokratike eshte shume larg realitetit. Me poshte reagimi i plote i gazetarit Myzyraj
6 milion dollarë për Partinë Demokratike të Shqipërisë mund të duken shumë, ose asgjë.
Gjithsesi, disa fakte duhet të thuhen ashtu siç janë, pa retorikë dhe pa mjegullim.
Në përpjekje për të “sqaruar” kontratën e lobimit të lidhur në SHBA, Partia Demokratike bëri një deklaratë publike.
Por kur krahasojmë këtë deklaratë me dokumentet zyrtare të regjistruara pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë disa të vërteta janë krejt ndryshe.
1. A ka lidhur PD kontratë?
Çfarë thotë PD:
“Ne nuk kemi lidhur kontratë.”
Çfarë thotë kontrata:
“The Client shall be the Democratic Party of Albania.”
Partia Demokratike është klienti zyrtar, pala që ka lidhur kontratën në emër të saj dhe që mbart përgjegjësi të plota.
Konkluzioni:
Deklarata e PD-së është e pavërtetë. Partia Demokratike ka lidhur vetë kontratën, dhe jo ndonjë entitet i tretë.
2. Kush e financon kontratën?
Çfarë thotë PD:
“Financimi vjen nga një fondacion ‘Make Albania Great Again’.”
Çfarë thotë kontrata:
Në dokument nuk përmendet një fondacion i tillë.
Përkundrazi, në kontratë thuhet se:
“The Client (through its Guarantor(s)) shall pay the firm a monthly retainer of $250,000.”
Konkluzioni:
E pavërtetë: Partia Demokratike dhe garantët e saj janë financiarisht përgjegjës për pagesat.
3. A ka PD barrë financiare?
Çfarë thotë PD:
“Ne nuk kemi barrë financiare.”
Çfarë thotë kontrata:
Dokumenti parashikon shprehimisht një pagesë mujore prej 250,000 dollarësh për 24 muaj, plus shpenzime shtesë si udhëtime dhe hotele.
Konkluzioni:
E pavërtetë: Partia Demokratike ka një detyrim financiar të drejtpërdrejtë, që në total kap vlerën prej 6 milionë dollarësh për dy vite, + hotelet, biletat e avionit dhe qiraja e zyrave!
4. Çfarë roli ka pasur PD në këtë marrëveshje?
Çfarë thotë PD:
“Ne vetëm miratuam marrëveshjen.”
Çfarë thotë kontrata:
Në dokument PD identifikohet si klienti kryesor dhe pala që nënshkruan, detyrohet dhe angazhohet për zbatimin e kontratës.
Konkluzioni:
E pavërtetë: PD nuk ka qenë thjesht miratuese, por është pala zyrtare e kontraës.
Në këtë rast, e vërteta është shumë më e thjeshtë se sa përpiqet ta paraqesë PD-ja.
