Gangrena e shitjes së apartamenteve disa herë/ Rëndësia e një marrëveshje bashkëpunimi midis AZHT-Dhomës së Noterisë dhe Kadastrës
Gjatë zhvilllimit të punimeve të Asamblesë Kombëtare të Noterëve ndër të tjera u firmos dhe një marrëveshje bashkëpunimi e cila në në thelb është tejet e rëndësishmë për një problem social që ka vite që prek palë dhe qytetarë të ndryshëm.
Bëhet fjalë për shitjen e apartamenteve nga ndërtues mashtrues disa herë. Ky fenomen i kthyer në një periudhë edhe si një plagë sociale, është tentuar disa herë nga ana e shtetit të ndërhyhet për t’i dhënë një zgjidhje por pa rezultat përfundimtar.
Dhe më në fund duket se zgjidhja është gjetur më iniciativën e Agjencia e Zhvillimit të Territorit e cila bashkë më dy insitucione të tjera të rëndësishme në këtë sektor, janë bërë bashkë dhe kanë firmosur një marreveshje bashkëpunimi. Agjencia e Zhvillimit të Tërritorit përfaqësuar nga drejtuesja Adelajda Rroka, Dhoma e Noterisë përfaqësuar nga zonja Mimoza Sadushi dhe Kadastra e përfaqësuar nga drejtuesja e saj Lorena Goxhobelli në prezencë të Ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja firmosën marrëveshjen për më shumë transparencë dhe siguri juridike në shërbim të qytetarëve. E thënë më ndryshe, kjo marrëveshje e firmosur nga këto tre insitucione më në fund i jep zgjidhje përfundimtare çështjes së shitjes së apartamenteve nga ndërtues mashtrues disa herë.
Kjo do realizohet nëpërmjet një bashkpunimi dhe kontrolli të rreptë që këto tre insitucione do të ushtrojnë, duke nisur që nga miratimit i lejes, kontratat e shitjes e deri në procesin final që është pajisja me certifikatën e pronësisë.
