Fut lek në xhep ditë jave, fut lekë në xhep fundjave/ Alijan Mema prej Vaqarri nderon kryeministrin, pastorin, fshatin dhe IKMT

  • Edi Rama, para disa ditësh deklaroi publikisht se do jenë të parët punonjësit e shtetit ata që do godasë “mandati” plebishitar nëse bëjnë korrupsion apo ndërtime pa leje.

 

Në fakt, kryeministri duhet t’u hiqte “tendat” punonjësve të tij, para se t’i vinte në provën “vjedh apo s’vjedh”. Tendat janë paratë, makinat, shtëpitë që kanë bërë këta punonjës shteti duke e kthyer territorin në një “pjergolatë” gjigande pa leje.

 

IKMT ka një kontribut të veçantë në këtë ndërtim pa leje. Sa më shumë godina dhe tenda pa leje aq më shumë Range Rover në duart e inspektorëve të IKMT-së. Në çdo dy punonjës IKMT-je, njëri ka Range Rover. Si Alijan Mema nga Vaqarri.

 

6 vjet në IKMT dhe nja 4 vjet në ALUIZNI, Alijan Mema është simboli i fshatarit që pushteti e mori dhe e hodhi nga “gomari” në Range Rover. 10 vjet nëpër punë me lekë, Alijan Mema dhe familja e tij kanë bërë prokopi.

 

Bashkë me Jurgen dhe J. Mema (vëllai dhe motra), Alijani ka vendosur “diktatin” e Partisë Socialiste në Vaqarr, Ndroq, Pezë dhe rrethina. Shpërblimi? Punë, para, Range Rover, toka për gjithë familjen.

 

Por kjo nuk i mjafton Anit të IKMT-së nga Vaqarri. Në kohën e lirë edhe kur s’ka ndonjë gjë për të vjedhur, hap sytë rrugëve mos gjejë ndonjë LEK.

 

Dje, në ambientet e resorti pranë Bërzhitës, rrebeshi i shiut të drekës, mblodhi shumë bujtës të lokalit-karburant.

 

Alijan Mema me të tijët, shihnin si hynin e dilnin njerëzit me nxitim. Dikush kërkonte çadër, një tjetër ujë apo ushqim për fëmijët. Në morinë e njerëzve që hynin e dilnin dikujt i bien paratë në shkallët e lokalit për të ndihmuar më të moshuarit. Para me djersë, para për sebep.

 

Por klienti sa hap e mbyll sytë nuk i gjen më paratë, aty ku kishin rënë. Ato i “gjeti” Alijan Mema, i rrufiti Alijani me të tijët që vinin vërdallë nëpër resort.

 

Në asnjë vend të civilizuar të botës një punonjës shteti si inspektor Alijani i IKMT, nuk do i fuste në xhep paratë që i bien dikujt nga xhepi, në hyrje të një lokali. As etika e shkollës së Policisë që ka bërë Alijani e as rregullat e IKMT-së nuk e lejojnë një punonjës inspektor të “rrjepë” lekët e një qytetari që gjenden në një ambient të caktuar, qoftë edhe në rrugë.

 

Por Alijani i IKMT-së nuk i njeh as rregullat as ritet e shqiptarëve të mirë. Po pa lekë, i rrufit menjëherë, i fut në xhep.

 

Alijan Mema me vëllanë e tij gjetën para që mbinë në shkallët përballë Range Rover-it të tyre ngjitur me makinën nga i kishin rënë të zotit.

 

Pyetja publike nuk është: Sa para gjetën dhe përse nuk i dorëzuan tek i zoti, ose kamarierit të turnit, por pyetja eshte ku e gjetën Range Rover-in dhe tokat e grabitura bashkë me Gentian Myrtën dhe Armond Bamçin (për të cilët do flasim në vijim për trekëndëshin Mema-Myrta-Bamçi).

 

Kjo pyetje kërkon edhe deputetin e zonës së Vaqarrit, ministrin pastor Toni Gogu. Si duhet të veprojë një inspektor – shoku Pastor, kur gjen para të rëna nga kuleta e tjetrit, i dorëzon apo i “pallon”?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *