Ethet e listave/ Rama mbledh kupolën socialiste

Sot dhe nesër kryeministri Rama ka vendosur të zhvillojë një retrat dy ditor në “Vilën30” në Tiranë. Në këtë takim do të jenë ministrat e kabinetit qeveritar, drejtuesit politikë të qarqeve, kryesia e grupit parlamentar të PS dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.

Fokusi pritet të jetë tek një analizë e punës së qeverisë dhe punës që duhet të bëjmë drejtuesit e qarqeve për zgjedhjet e 11 majit. Takimi vjen vetëm disa ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputet në KQZ, që është 12 Marsi.

Janë drejtuesit e qarqeve ata që hartojnë fillimisht një listë me propozimet e tyre për kandidatët, por vulën përfundimtare ia jep kryetari dhe kryesia e Partisë Socialiste.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *