EPSTEINI SHQIPTAR NGA FIERI/ Ja si Bledar Nushi futi në kurth dhe filmoi eprorin turk të kompanisë farmaceutike “BILIM” duke përdhunuar sekretaren 23 vjeçare (Detajet e një ngjarje që është në prag të harresës)

Kompania farmaceutike turke “BILIM” prej vitesh operon edhe në tregun shqiptar. Për këtë arsye kompania “BILIM ILACI” ka themeluar edhe në vendin tonë degë të kompanisë së saj.

Drejtues i kompanisë “BILIM ILACI” për Shqipërinë u zgjodh një shtetas që quhet Bledar Nushi. Ky individ pas disa detyrave logjistike në disa prej depove farmaceutike që operojnë në vendin tonë, nuk ka asnjë historik as bisnesi, as farmaceutik e as mjeksor.

Ky individ është një prestanome e “gjigandëve” të barnave të cilët e kanë përdorur sipas momentit dhe interesave të veta.

Por megjithatë, qellimi i këtij shkrimi nuk është për të bërë biografinë e Bledar Nushit dhe se ku ka punuar apo abuzuar me detyrën.

Sot do të flasim për një rast kriminal, i ndërtuar, orkestruar dhe organizuar nga Bledar Nushi ku viktima të skemës së tij ngelën sekretarja e tij dhe shefi i eksporteveve në kompaninë “BILIM ILACI” (shtetas turk, identitetin e të cilit redaksia e disponon, por për arsye etike po e mbajmë “sekret”.

Si e futi Bledar Nushi në kurth shefin e tij turk

Si përfaqësues i kompanisë “Bilim Ilaci” për Shqipërinë, Bledar Nushi mbante mardhënie të drejtpërdrejta me kompaninë “mëmë” BILIM ILACI në Turqi. Atje Bledar Nushi raportonte për gjjithshka. Si për sasitë që importoheshin, shiteshin, fitimet e shoqerisë dhe gjithshka tjetër që kompania “mëmë” kërkonte.

Kjo situate deri në ditën që turqit e kompanisë “BILIM” kuptuan që diçka nuk po shkonte dhe të dhënat nuk po rakordoheshin si duhej. Në këto kushte dyshimet ranë mbi personin të cilit i kishin varur çelësat e kompanisë në “qafë” Bledar Nushi, të cilin e akuzuan për vjedhje dhe abuzime si dhe e njoftuan që në vend do të vinte një audit i kompanisë mëmë për të kontrolluar ecurinë e punës dhe ecurinë financiare.

I gjendur nën presion se skema po zbulohej dhe shpejt do duhej të përballej me pasoja të rënda, Bledar Nushi thur një skemë kriminale të cilën e vë në zbatim menjëherë.

Ai punëson fillimisht si sekretare të tij në kompaninë “Bilim” vajzën 23 vjeçare të pastrueses së kompanisë. E më pas, me preteksin për të sqaruar situatën e vështirë të kompanisë, fton për vizitë pranë zyrave të kompanisë, eprorin e tij të drejtpërdrejtë, shefin e eksporteve të kompanisë “Bilim Ilaci” shtetasin turk (…..).

Me sebepin e rakordimit të shifrave dhe dokumentacionit, shef Bledi urdhëron sekretaren e tij 23 vjeçare që të qendrojë në zyrë jashtë orarit deri sa puna të mbaronte.

Vajza pranon, pa e ditur që në fakt ajo ishte “llokma” që Bledar Nushi do të qeraste mikun turk që të mos humbte vendin e punës.

E kështu sipas planit të Bledar Nushit, shefi turk ra pre e epshit të tij seksual dhe situata përfundoi me një sekretare që kishte vajtur për të punuar por u bitis e përdhunuar nga eprori turk i eprorit shqiptar.

Pasi tmerri përfundoi, vajza iu drejtua policisë për denoncim të cilët bënë ndalimin e shtetasit turk dhe të Bledar Nushit, por me ndërhyrje të forta politike, çëstja u mbyll shpejt.

Çfarë fitoi Bledar Nushi nga përdhunimi i sekretares së tij?

Pa e ditur, shefi turk i Bledar Nushit ra jo vetëm pre e epshit të tij seksual ndaj një vajze të pambrojtur, por ra njëkohësisht edhe viktime e një video regjistrimi që Bledar Nushi realizoi gjatë gjithë aktit. E nëpërmjet këtij video regjistrimi të cilin vetë Bledari vuri në dijeni shefin turk, ai fitoi vijimësinë e vendit të punës, dhe paprekshmërinë e pozicionit të tij.

Një ngjarje kriminale që nuk mund të arkivohet

Kjo ngjarje ka dëshmitarë, ka procesverbale, ka efektivë policie që kanë parë vajzën në gjendje të shpërfytyruar, ka edhe persona të rëndësishëm të cilët ndërhynë që kjo ngjarje të mbyllej shpejt e shpejt.

Të gjitha i ka kjo ngjarje, vetëm drejtësi jo.

Bledar Nushi sot vijon aktivitetin në të tjera kompani duke “lodruar” mes xhambazlliqeve dhe skemave të tilla.

Vajza përpiqet që të rifitojë jetën dhe dinjitetin që ia morën në zyrën e punës, ndërsa miku me “pushtet” i Bledar Nushit po përpiqet që të “vijë” vërtet në pushtet.

Ditët kalojnë, por ngjarja nuk fshihet. Një ditë drejtësia do të flaës edhe për faktin se si mafia farmaceutike që rrinë të veshur me këmisha dhe xhaketa, nuk ka asgjë më ndryshe se çunat me tuta dhe kapuça në kokë.

 

priza.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *