EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, ekstradohet nga Italia 56-vjeçari

56-vjeçari Gjovalin Lesi i lindur në lezhë ekstradohet nga Italia. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Në vitin 1998, Gjykata e Mirditës e ka dënuar 56-vjeçarin me burgim të përjetshëm “vrasje me paramendim” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa në vitin 1997, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Rrasfik, Rubik vrau me armë zjarri kallashnikov, motrën dhe bashkëshortin e saj.

56-vjeçari u arrestua në prill të vitin 2024 në Itali dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën u ekstradua nga Italia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *