Emrat/ Tre njerëzit e Kapllanajt që u përplasën me agjentët e BKH-së

Publikohen emrat e tre personave të arrestuar për ngjarjen që ndodhi mbrëmë në Fier. Ledjan Kapllanaj, Klaudjo Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, pjesë e shtabit të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj u arrestuan pas përplasjes me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales.

Agjentët kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur edhe një dron në hyrje të qytetit të Fierit që ka shkuar pranë disa bizneseve. Pas përplasjes, agjentët bënë kallëzim duke thënë se janë sulmuar për shkak të detyrës. Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.

“Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, tha policia.

“Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda” deklaroi Kapllanaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *