E paralajmëroi priza.al muaj përpara/ Trafikanti Alban Peza emëron kunatin Joni Keta si drejtues të FBI Shqiptare

Joni Keta do të jetë drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ose asaj që ndryshe njihet si FBI Shqiptare.

Byroja Kombëtare e Hetimit, një institucion i dalë nga drejtësia e re, që amerikanë dhe shqiptarë e paguan miliarda dollarë nga taksat e tyre, u bë pikërisht për të larguar nga sistemi “kalbësirat”, ata që po i merrnin “erzin” drejtësisë.

Dhë kështu u krijua Byroja Kombëtare e Hetimit një strukturë me hetues “elitarë” të cilët do të ishin syri dhe veshi i Prokurorëve Specialë të SPAK.

Dhe këta u quajtën “elitarë” pasi u përzgjodhën si ajka, si të pakorruptuar, si persona me jetesë korrekte, të papërfshirë në aktivitete të jashtëligjshme, as këta personalisht dhe as rrethi i tyre familjar.

Nga lista e hetuesve “elitarë” të BKH kemi pikasur plot “çobenj”, të cilët me integritetin moral apo mendor nuk mund të ishin si logjikë as asistentë në ndonjë zyrë avokatie, por këtë e “kapërdimë” sepse jemi në Shqipëri.

Por çuditë nga FBI Shqiptare skanë të sosur. Pas përfundimit të mandatit të zonjës Aida Hajnaj, e cila përveçse për arsye të paditura pati një mardhënie thuajse të ngrirë me Altin Dumanin, kreun e SPAK, ishte një person shembull si në jetën personale ashtu dhe në atë personale.

Një zyrtare model, që e nderoi uniformën dhe spaletat e saj.

Por deri këtu ishte KRENARIA e BKH ose FBI Shqiptare.

Sot ajo ka një drejtues të ri. Një drejtues të cilin ne si redaksi e priza.al e kemi paralajmëruar prej muajsh. Ai është Joni Hysen Keta. I biri i një prokurori që shkalla e parë e Vettingut e shkarkoi dhe u rikthye në apel dhe kunat i një trafikanti heroine si Alban Peza.

Zyrtarisht mund të themi që Reforma në Drejtësi ra, dhe zuri poshtë Altin Dumanin (si mentorin e Joni Ketës), bashkë me amerikanë e anglezë që vinë dhe flasin për drejtësinë se sa e drejtë duhet të jetë.

Si mundet që publiku të ketë besim tek drejtësia kur kunati duhet të hetojë kunatin trafikant?

Si mund të ketë besim politika apo krimi i organizuar tek hetimet e BKH, kur argumentin e kanë gati: “Jon Keta të hetojë njëherë kunatin e vet dhe Damian Gjiknurin” dhe pastaj të merret me ne.

A do të mundet drejtuesi i ri i BKH, Joni Keta të hetojë aferën miliardëshe të Albpetrolit?

Natyrisht që jo, sepse ai nuk mund të hetojë sekserin kunat të drejtor Endri Pukës.

A do ta hetojë Joni Keta se si kunati i tij Alban Peza nuk shkel dot në Greqi dhe çfarë u bë me historinë e 50 kg të kapura në Athinë?

A do të hetojë Joni Keta dhe BKH në varësi të tij, aferat korrupive në sektorin e naftës dhe pastrimit të parave ku është thellësisht i zhytur kunati i tij Alban Peza?

A do t’i hetojë Joni Keta çështjet për të cilat gjendet nën akuzë Damian Gjiknuri?

Natyrisht që jo, sepse sekser i Gjiknurit është kunati i tij, Alban Peza i cili në të njëjtin pallat e në të njëjtin kat në mes të bllokut, ndan zyrën me Gjiknurin.

Me amerikanët duhet “folur” shqip, tha njëherë me shaka Kryeministri ynë.

Atëherë tia shpjegojmë shqip amerikanëve.

E mbani mend Al Kaponen? Okay. Al Kapone ka një kunat. Okay. Kunati i Al Kapones është drejtues i FBI. WTF…! What the fuck, do ishte përgjigja, mesiguri.

Ja kështu dhe historia e drejtuesit të ri të BKH, Joni Keta, i cili do të ulet në atë karrike, shumë muaj pasi kunati trafikant dhe miku i tij Damian Gjiknuri mbushën gjithë Tiranën se e kanë mbyll atë “muhabet” me të “gjatin”…

E meqë Gjiknuri dhe Alban Peza duket se e paskan mbyllur vërtet me të “gjatin”, ne si redaksi e priza.al I drejtojmë një pyetje publike drejtuesit të ri të BKH z. Joni Keta:

-A ke lidhje shoqerore apo familjare me ish gardistin e 21 janarit dhe të familjes Berisha, shtetasin Fatos Skeja?

©priza.al

KRIMINALE/ Endri Puka bashkpronar i “ANIO OIL&Gas” bashkë me trafikantin Alban Peza, ja si qarkulluan miliarda euro të shqiptarëve (Dokumente dhe prova për drejtësinë)

ALBAN PEZA/ Makijazhi i i një interviste që nuk ia zbardhon dot të “kuqen” nga fytyra, dhe si trafikanti kërkon kontrollin e BKH nëpërmjet kunatit Joni Keta 

E paralajmëroi priza.al/ Përmbaruesit ndërkombëtare bllokojnë asetet e shtetit për naftën që vodhi Alban Peza me Damian Gjiknurin dhe një pyetje publike për SPAK: “Kunati i narkotrafikantit do të jetë kreu i ri i BKH?”

ALBAN PEZA/ Profili i një bisnesmeni që e nisi me trafik heroine dhe po e bitis me pastrim parash, si futi në valle ish ministra dhe kryeministra. Kush ia mbylli çështjen në SPAK?

Alban Peza, si vrasës i heshtur për shoqerinë

Hetimi për pastrimin e parave të drogës/ Ja lidhjet e Osman Kokoshit të “Klajdi Hotel” me Alban Pezë , Vilson Ahmetin dhe Hauard Malon, roli i Joni Ketës dhe ëndrrat e një nate vere me BKH

VJEDHJA E NËNTOKËS/ “Krimi intelektual” i ndëshkuar i BANKERS, po me Alban Pezën dhe miliona euro evazion dhe krim mjedisor kur do merret drejtësia? Si po tenton të zgjedhë kunatin drejtues të BKH për t’i shpëtuar prangave

Gara për kreun e BKH/ Ja pyetjet që poligrafi mund të “vibrojë” përgjigjet e Joni Ketës, dhe një apel publik për transparencë

GARA PËR KREUN E BKH NË FAZËN E TESTIMIT ME SHKRIM/ Ja si mund të jetë eseja “fituese” e kandidatit Joni Keta

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *