Dosja 5D/ Nis gjyqi për drejtorët e Veliajt

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për në 12 mars procesin ndaj te pandehurve të dosjes “5D”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e tagrit ligjor të avokatit të të pandehurit, Taulant Tushe, për të kërkuar ose jo gjykim të shkurtuar. Të pandehurit e tjerë të dosjes i qëndruan kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Drejtorët bashkiak, Redi Molla, Taulant Tusha e Mariglen Qato, si dhe Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Jaku dhe Nestor Muhametllari akuzohen për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *