Mjekësia është kthyer në biznes, në gjithë botën. Por në Shqipëri ky biznes nuk pyet më as shtetin dhe as vdekjen.
Gallatat e “chat”-it WhatsApp të mjekëve të Onkologjikut na treguan sathellë na është ngulur “thika” antihumane e tyre. Ata bënin shaka me fatkeqët që do të takonin shpejt vdekjen.
Mjeku i kthyer në biznesmen, ky është konvertimi që lejon shteti shqiptar tashmë prej shumë vitesh. Konvertim që vesh jetët tona me “të zeza”, prej kutive me ilaçe “të bardha”.
Kompania farmaceutike INCOMED garanton miliona duke shitur ilaçe që askush nuk e di çfarë i bëjnë shëndetit tonë.
“Farmacistët” e INCOMED kanë mbushur “raftet” me kontratat publike. Paratë e taksave tona ia ofron me bujari korruptive shteti shqiptar, që si në asnjë vend të botës, ju jep mjekëve xhambazë, njëkohësisht rroga në shtet dhe tendera ilaçesh në privat.
Xhepat e shtetarëve mbushen plot me para duke shpërndarë tendera për ilaçe me zero siguri për popullin. Doktorët biznesmenë të INCOMED janë shembulli i mjekësinë së kalbur në Shqipëri, në vendin ku siguria dhe shëndeti publik jan kthyer në viktima të monopolit farmaceutik.
Të dhënat publike të Thesarit shfaqin çullak “bandën” INCOMED që ka arritur të marrë plot 3124 kontrata publike, me një vlerë 13 milionë euro vetëm në 4 vitet e fundit. Dominim i skajshëm në sektorin e kontratave publike, në një fushë kaq sensitive si shëndetësia. Monopol i ndyrë që shfrytëzon sistemine korruptuar shëndetësor në Shqipëri.
Si është e mundur që një kompani e vetme të përfitojë kaq shumë kontrata furnizimi me medikamente për të gjithë spitalete vendit?
“Banda” INCOMED kontrollon furnizimet e ilaçeve dhe materialeve mjekësore pothuajse në gjithë institucionet publiketë vendit.
Kush jane banditet me “perparese te bardha” te “INCOMED”
Drejtoresha e shitjeve të INCOMED është Dr. Ditila Doracaj, endokrinologe, njëherësh pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, person kyç në skemën “INCOMED”. Doktoreshë me titull, Doracaj, krahas rrogës në fakultet, ku s’del keq edhe me provimet, rrufit edhe 5 mijë euro rrogë te INCOMED për shërbime të veçanta në shitjen me shumicë të ilaçeve në për spitale.
Farmakologu Edi Grabocka, bashkëshorti i Ditila Doracaj, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, është drejtor i furnizimit të kompanisë INCOMED. Edhe ky doktor merr pagë fikse në Fakultet dhe 5 mijë euro te INCOMED. Dr. Grabocka, përveçse drejtor te INCOMED dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë, është administrator i kompanisë “TWO BEE” me NIPT L82222022I dhe drejtor farmacie te kompania e Petrit Mahos, NOVAL. Ky i fundit njihet në publik si oligark i korrupsionit nëshëndetësi me kompaninë INTERMED, përveç NOVAL.
Pronari i INCOMED është mjeku nga Korça, Gentian Kreka, icili e krijoi kompaninë bashkë me Edi Grabockën në vitin 2009, në kohën kur ky i fundit kishte lidhje me LSI. Grabocka dhe Kreka krijuan një skemë ku njëri do e ndiqte bisnesin INCOMED nga brenda shtetit, tjetri nga jashtë.
Gentian dhe bashkëshortja Alkida Kreka ushqyen me ryshfet personazhe të partive në pushtet dhe ministra shëndetësie për të siguruar futjen e miliona kutive me ilaçe skarco nga Turqia apo gjetkë.
Banditi Kreka ka furnizuar shumë spitale me antibiotikë karco dhe medikamente të skaduara, duke bërë bashkëpunëtorënë krimin shëndetësor pothuajse të gjithë ministrat e shëndetësisë, që nga Petrit Vasili, Vangjel Tavo, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirliu deri në fund me Albana Koçiun, e cila u akuzua në media para dy muajsh se i dha 1.1 milionë euro tender INCOMED pa garë, për furnizimin e Spitalit Ushtarak me materiale për terapinë renale zëvendësuese (CRRT, Dializaakute).
Antibiotikët janë jetikë për shëndetin e njerëzve. Ku i gjejnë banditët e INCOMED këto produkte delikate për shëndetin që kërkojnë cilësi të lartë? Si i fusin në Shqipëri? Kush i kontrollon barnat e importuara të INCOMED? A janë këto medikamente të sigurta për pacientët e spitaleve tona?
Përgjigjet nuk duan shumë hulumtim. Praktikat financiare evazioniste të INCOMED janë publike. Manipulimi i bilancevedhe dominimi absolut në tregun publik janë tregues të mungesës totale të transparencës të kësaj kompanie në tregun farmaceutik.
Si mund të jenë të “ndershme” barnat e “INCOMED”?
“Banda” INCOMED nuk ka nevojë për ndonjë hetim të thelluar, ashtu si ai që bëri KLSH disa muaj më parë. Mjafton vetëm njëlistë e “doktorëve” të dypunësuar nga INCOMED, verifikimi se në cilin institucion shtetëror marrin pagën e parë, për të kuptuarku janë të shtrira fijet që mbajnë në këmbë skemën mafioze që ipasuron këta xhambazë me përparëse të bardha. Mafjozë që gëlltisin miliona në kurriz të shtetit dhe u kanë hipur në shpinën e njerëzve që halli i përplas spitaleve.
Nuk është INCOMED rasti i vetëm, as i pari. Por duhet nisur nga diku për t’i dhënë fund krimit shëndetësor që po pakëson popullsinë e Shqipërisë nga viti në vit. Shqiptarët po vdesin pa pritur e pakujtuar, shumë shpesh këto vitet e fundit. Të gjithë shikojnë njëri tjetrin pa e kuptuar “përsenë” dhe përpiqen tëgjejnë “armikun” e vdekjes te Covid-i që lamë pas.
Në fakt, arsyet e vdekjeve pa shkak duhen gjetur në tjetërdrejtim. Ato duhen kërkuar te ilaçet që na shesin tregtarët e vdekjes, ata që duan të na dërgojnë sa më shpejt për në“Parajsë”.
Vijon..
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
