Në shtator të vitit 2022, një i ri i quajtur Klajdi, i punësuar në kompaninë Chicken Farm, denoncoi për JOQ Albania dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar nga pronari i tij, Sokol Meqemeja, dhe punonjës të tjerë të kompanisë. Klajdi, që punonte si agjent shitjesh dhe shpërndante produkte për një treg ushqimor në Don Bosko, Institut, Kamëz, u dhunua pasi ngriti shqetësimin në kompani për një ngarkesë me pula që kishte marrë për t’i shitur dhe që i kishin rezultuar të prishur.
Klajdi shprehej se pasi pa produktet e prishura, lajmëroi menaxheren e kompanisë Euglena Hyseni, por ajo për të shfajësuar veten e akuzoi të riun se kishte mbledhur mallin e vjetër. Pas kësaj, Klajdi u godit me grushte nga Meqemeja dhe drejtori i Kavajës, Ymer Memeta, ndërsa dhe shoferi i kompanisë e goditi atë në hundë. Administratori i kompanisë Wudy, Fatjon Xhaferaj, e mbylli në një frigorifer ku mbaheshin produktet në ngrirje. Meqemeja i ka thënë Klajdit se Memeta ka dashur ta vrasë me armë.
Pavarësisht denoncimit publik dhe kërkesës për reagim nga JOQ, policia dhe autoritetet përkatëse nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të ndëshkuar pronarin e kompanisë, Sokol Meqemeja. Ai nuk është arrestuar dhe vazhdon të ushtrojë aktivitetin e tij pa asnjë pasojë ligjore. Rasti i dhunës së Klajdit është një shembull alarmant për realitetin e punës në Shqipëri, ku dhuna ndaj punonjësve shpesh kalon pa pasoja dhe autoritetet nuk reagojnë me ashpërsi.
Përse policia dhe autoritetet nuk kanë marrë asnjë masë ndaj Sokol Meqemës për dhunën që ka ushtruar ndaj Klajdit? Dhuna ndaj Klajdit është regjistruar para 3 vitesh dhe as Muhamet Rrumbullaku i cili mbajti postin e drejtorit të Policisë së Shtetit nga fillimi i shtatorit 2022 e deri në shtator 2024 dhe as drejtori aktual i Policisë Ilir Proda nuk kanë ndëshkuar dhunuesin Sokol Meqemeja! Sa salsiçe i ka futur në xhep Policisë, Sokol Meqemeja i cili nuk po ndëshkohet?! Kur do të ndodhi drejtësi për Klajdin?
Marrë nga JOQ Albania
