Tre persona në Algjeri janë arrestuar pasi u kapën duke u përpjekur të hynin në Spanjë në një mënyrë tejet të pazakontë; të maskuar si dele. Sipas autoriteteve lokale grupi kishte veshur costume të bardha leshi dhe po pqëpiqeshin përziheshin mes tufës së bagëtive që po transportoheshin matanë kufirit. Pas një kontrolli të detajuar policia vuri re se nën “lesh” nuk ishin 3 dele, por tre burra.
Aktualisht të tre personat po hetohen për tentativë kalimi të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh. Autoritetet spanjolle e kanë cilësuar këtë rast si një ndër përpjekjet më të çuditshme të emigrimit të paligjshëm të regjistruar vitet e fundit.
