James dhe Chloe Lusted janë çifti i martuar me diferencën më të madhe të gjatësisë, rreth 60 cm.
Ata u konfirmuan nga komisioni i rekordeve ‘Guinness’ në kategorinë specifike: Çift i martuar, sekse të ndryshme, gruaja më e gjatë. Chloe është e gjatë rreth 1.65 cm, ndërsa James 1.09 cm.
33-vjeçari vuan nga një formë e rrallë nanizmi e njohur si Displasi Diastrofike. Ai është aktor dhe prezantues, ndërsa bashkëshortja e tij, 27-vjeçarja Chloe është mësuese.
Dyshja është njohur në një bar ku u prezantuan nga miq të përbashkët të tyre dhe në periudhë Chloe ishte studente në Cardiff të Uellsit.
Pavarësisht nga frika për sfidat e mundshme me të cilat do përballeshin nga lidhja e tyre e dashurisë, veçanërisht në lidhje me mënyrën se si të tjerët mund t’i trajtojnë ata, ata zyrtarisht u bënë çift në fund të vitit 2013.
![]()
Shtatë muaj më vonë, Chloe dhe James udhëtuan në një liqen në veri të Uellsit. Për këtë udhëtim, James kishte një plan mjaft të bukur.
Me pamjen e liqenit James u ul në gjunjë dhe i propozoi Chloe, e cila e pranoi me lumturi.
“Historia jonë e dashurisë na ka mësuar dhe u ka mësuar të tjerëve që ju nuk mund ta gjykoni një libër nga kopertina e tij dhe thjesht ta doni personin pa marrë parasysh kush janë ata. Unë nuk mendoj se ju mund të zgjidhni me kë dashuroheni.” – Chloe Lusted
Çifti i lumtur janë martuar prej pesë vitesh dhe kanë një vajzë 2-vjeçare të quajtur Olivia.
![]()
