Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se nëse vjen në krye të qeverisë do të falë çdo gjobë dhe kamatë që është vënë nga viti 1992 deri më 11 Maj.

“Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992.

Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë. Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *