Berisha del nga SPAK-u: Etjenin e Fatmir Xhafajt e gjeta kurban të marrëveshjes Rama-Dumani

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për masën e sigurisë detyrim paraqitje për dosjen Partizani. Pasi doli tregoi çfarë gjeti brenda duke sulmuar SPAK-un.

Aty (në SPAK) gjeta ish-xhelatin e sigurimit të shtetit, Arben Kraja që po merrte një strajcë me pare nga Benet Beci dhe po pinin një kafe shtruar. Etjenin e Fatmir Xhafajt e gjeta kurban të marrëveshjes Rama-Dumani.

Sepse Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet më SKAP-i pa autorizimin e plotë të Ramës. Marrëveshja është kufizimi dhe ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë.

Pasi dështoi në bashkimin e votave me opozitën u ul nëpërmjet Uluziut dhe firmosi marrëveshjen. Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte më nga SKAP-i” tha ai

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *