Në shkurt të vitit 2018 ish Administratori i “Albpetrol” Endri Puka, me ish këshilltarin e tij për mediat Ened Janina së bashku me dhëndrin e Koço Kokëdhimës themelojnë kompaninë “Aksent Bussines Consulting” shpk ose ndryshe “AKBC” ose “AKSENT”.
E përmes kompanive pra “AKSENTIT” treshja e kësaj bie në Puka-Janina-Tase “pjellin” edhe dy kompania që quhen “ROKit Cities Albania” dhe “Parisol”.
Endri Puka, Ened Janina dhe Ted Tase me një llogaritje të “trashës” kanë qarkulluar përmes kompanive mbi 30 milionë euro, të cilat kamufluar pas emrave dhe nipteve janë injektuar në sistemin bankar duke u rifutur në treg si investime të ligjshme.
Çfarë i solli “bija” çfarë PARISOL “baballarëve” Puka-Janina-Tase
“Parisol shpk” është një kompani “bijë” e AKSENT” futi treshen gjeniale të bisnesit në fushën e investimeve në sektorin fotovoltaik e jo vetëm.
“PARISOL shpk” është një “gropë e ndjeshme” e miliardave të nëntokës shqiptare, të cilat qarkullojnë nëpër duar xhambazësh dhe përfunduan si investime poshtë e përpjet Shqipërisë e jashtë saj.
Çfarë është “GIZ”?
GIZ operon në Shqipëri në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) që nga fillimi i bashkëpunimit midis Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Shqipërisë në vitin 1988. GIZ hapi një zyrë në Tiranë në 2008 dhe aktualisht ka 11 punonjës në terren, katër ekspertë të CIM dhe 56 punonjës kombëtarë që punojnë në vend. Shqipëria tani është një kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe një nga objektivat kryesore të GIZ-it është të mbështesë Shqipërinë në zotërimin e sfidave me të cilat ballafaqohet ndërsa lëviz drejt integrimit në BE. Puna e GIZ-it fokusohet në: Zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik Reformën e sektorit të ujit Bujqësi dhe zhvillim rural.
Pra mesa kuptohet që “prej së largu”, “GIZ” në shqip do të thotë që një pjesë e taksave që shtetasit gjermanë paguajnë, vijnë dhe investohen në formë dhurate për vendin tonë, disi të prapambetur.

Ened Janina-GIZ
Pas largimit nga “Albetrol” ndërkohë që po zgjerohej si bisnesmen dhe qarkullonte miliona euro, Ened Janinës, pjesë e bandës së Endri Pukës i “lypte” nevoja të kishte dhe një punë bazë. Dhe për këtë u “strehua” tek GIZ me një pagë rreth 1500 euro në muaj.
Por që të “merrte” diçka nga vendi i punës, i kishte mbetur “ves” që nga koha e Albetrolit, kështu vendosi që me njërën ndër kompanitë e mësipërme që të futej në një tenderim brënda GIZ, ku natyrisht e fitoi. Vlera e procedures ishte në kufinjtë e qesharakes, por ama të qesharakes shqiptare. Sepse gjermanët që paguajnë taksat, të “nxjerrin” sytë edhe për një paketë cigare të blerë me lekët e tyre.
Kështu Endri Puka, Ened Jani dhe Ted Tasja, treshja e famshme e Albeptrolit, me një rrjet kompanish, nuk kanë të ndalur. Kërkojnë dhe marrin gjithshka. Që nga nafta deri tek tenderat 1000 eurosh te “GIZ”.
-Vijon-
