Një kompleks rezidencial banimi në një ndër zonat më të shtrenjta të Tiranës, pranë TEG po nis të marrë jetë. Projekti luksoz, me palazzina dhe vileta i shtrirë në një sipërfaqe dhjetra mijëra metra katrorë që kushton për tu ndërtuar rreth 15 milionë euro pa përfshirë taksat që i detyrohesh shtetit do të zhvillohet nga subjekti Unit Power.
Unit Power është një kompani që është themeluar në 10 maj të vitit 2023 nga dy ortakë. Njëri është Aleks Male ndërsa tjetri është Flavjo Kacos i datëlindjes 2001.
Të dy djemtë “ndërtues” Aleks Male dhe Flavio Kacos nuk e kanë plotëisht të qartë që nëpërmjet dokumenteve që po vetë kanë dorëzuar dhe me investimin që sapo kanë nisur, njëkohësisht janë zyrtarisht investitorë të milionave eurove që këta nuk e dinë se nga vinë.
Për ortakun Aleks Male është pak më e thjeshtë historia. Mjafton të gjurmohen dhe ndiqen lëvizjet financiare të vëlla Gjergjit, drejtues në bashkinë e Tiranës, për të kuptuar prejardhjen e parave të tyre.
Ndërsa ortaku tjetër, 24 vjeçari Flavjo Kacos ka në supe një barrë më të rëndë. Ai duhet të “fshehë” babain e tij, Arben Kacos.
Po përse Arben Kacos një pasuri dhjetra milionë euro dhe kompani që qarkullojnë dhjetra milionë të tjera nuk i ka në emër të tij, por në emër të djemve dhe të njerëzve të tjerë të afërt?
Redaksia e priza.al ka bërë një investigim të thelluar për personazhin Arben Kacos.
Ajo që na rezulton është se gjithë këto manovra e kanë një “sens logjik” sipas tij.
Arben Kacos nuk mund të ketë një bisnes në emër të tij, dhe as pasuri të deklaruara sepse ai në të vërtetë është Arben Osmani person me rekorde të theksuara kriminale në Shqipëri, Greqi dhe më gjerë.
Arben Osmani (Kacos) ka një karrierë interesante midis trafikut të ikonave, kërkimit dhe shitjes së thesareve të kontrabanduara në disa shtete, evazionit fiskal, mashtrimit me kreditë e shumë vepra të tjera penale.
Sot redaksia e priza.al, duke mos dashur asnjë sekond të anashkalojë bëmat dhe gjëmat e ortakut tjetër Gjergj Male, po i drejtohemi, me disa pyetje publike babait që fshihet pas djemve, shtetasit Arben Kacos Osmani:
1-Sa herë je dënuar nga drejtësia greke?
2-A je përfshirë në shtetin grek në skema mashtrimi me kreditë?
3-A janë milionat e fituara nga trafiku ndërkombëtar I ikonave dhe artefakteve burimi I kapitalit të bisnesve që drejtojnë djemtë dhe të afërmit e tu?
4-Arrestimit nga ana e policisë shqiptare për llogari të shtetit grek i shpëtove se ata kërkonin Arben Kacosin dhe ti ishe Arben Osmani apo ata kërkonin Arben Osmanin dhe policia shqiptare ndaloi Arben Kacosin?
5-Në emër te kujt bisnesmeni e ke shtëpinë 1 milionë euro tek kulla e Ambasador 3?
Një individ dhe e shkuara e tij kriminale apo qoftë edhe artistike ne si redaksi nuk na intereson. Por kur e shkuara e një individi miksohet me të tashmen tonë nën petkun e një bisnesmeni dhe investitori kjo natyrisht përbën interes publik dhe publiku meriton të dijë të vërtetën.
Dhe Arben Kacos Osmani së bashku me Gjergj Malen të cilët janë fshehur pas djalit dhe vëllait të cilët po investojnë mbi 15 milionë euro në sy të publikut, nuk mund të mos kenë një përgjigje për këto pyetje kaq elementare.
-Vijon-
