Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani deklaroi gjatë një aktiviteti të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë se ka filluar një fazë e re në Shqipëri dhe se epoka e paprekshmërisë po lëkundet.
“Epoka e paprekshmërisë po lëkundet. Besimi i partnerëve ndaj SPAK është rritur, kjo është vërtetuar me kryerjen e hetimeve të përbashkëta me ta. Edhe në këtë takim ka prani të oficerëve ndërlidhës të shteteve që punojmë. Dua t’i falënderoj për besimin që kanë pasur tek SPAK. Lufta ndaj pastrimit të parave nga SPAK po jep mesazhe të qarta.
Kemi një rritje të ndjeshme jo vetëm për sekuestrohet por edhe procedimeve. Lufta kundër korrupsionit, ngelet sërish sfidë për institucionin tonë, tani jemi në fazë e konsolidimit të institucionit. Tani jemi në një fazë të re. Besimi tek reforma në drejtësi po rritet, por sërish ka sfida por SPAK do të vazhdojë që të kryejë detyrën.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit kërkon bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera. Duhet të keni besim tek integriteti i SPAK për hetimet komplekse. Ne garantojmë se cdo ndikim i jashtëm nuk do të cenojë forcën tonë dhe misionin përballë shoqërisë” tha ai.
