Albpetroli nga “ustai në usta”/ SPAK e ka të pandehur, Eltar Deda mendon të pasurojë shefen, a e ka kopsitur tenderin 3 milionë euro për Mired Reçin e Belindës?

 

Në numrin e telefonit +355 68 40 400 65 të redaksisë së priza.al ditën e sotme nëpërmjet whatsapp na vjen mesazhi i mëposhtëm.

Sipas burimeve tona procedura rreth 3 milionë euro pa TVSH është gati për tu shpallur. Kriteret, dokumentacioni dhe gjithshka tjetër duket se është ndjekur nga ana e administratorit të “Albpetrol”, Eltar Deda i cili ka ndjekur me rigorozitet procedurën. Arsyeja sipas denoncuesit tonë është se ky tender për rehabilitimin e grupit 490 Zharrëz, QPN Fier, Qendrës 59 Drenovë është “qepur” fiks për Mired Reçin, një kushëri të afërt të Belinda Ballukut e cila deri në momentin që u pezullua nga GjKKO ishte eprorja e drejtpërdrejt e Eltar Dedës.

Gjithsesi në si redaksi besojmë që nuk ka asgjë as të gabuar dhe as të ndaluar që kompani të ndryshme të hyjnë në garë për të fituar punë publike. Por në rastin konkret, ajo që interesohemi është se me cilën kompani kërkon të fitojë punë në Albpetrol Mired Reçi.

Sipas të dhënave të redaksisë sonë, Mired Reçi është aksioner në 3 kompani dhe asnjëra prej tyre NUK ka lidhje as me naftën e as me bitumin.

Konkretisht Mirad Reçi është aksioner në kompaninë “XL Market” që merret me import kryesisht ushqimor.

Është aksioner tek një tjetër kompani që quhet “Hippo Tregu Elektrik” që edhe kjo ska asnjë lidhje me naftën dhe nënproduktet e saj. Vlen të theksohet se tek të dyja kompanitë e mësipërme Mired Reçi është bashkëortak me shtetasin Malend Qirko që është kunati i Belinda Ballukut ose ndryshe burri i avokates motër të ministres së pandehur.

Gjithashtu shtetasi Mired Reçi rezulton dhe ortak në një fast food “Mr Greek Albania” me seli diku pranë aeroportit të Rinasit.

Siç e shohim të treja kompanitë që zotëron shtetasi Mirad Reçi nuk ka asnjëra lidhje me naftën dhe nënproduktet e saj. E megjithatë, informacioni është se një tender në “Albpetrol” është “qepur” pikërisht për Mired Reçin. Dhe ky “kostum” kushton vetëm 3 milionë euro nga taksat tona.

Ajo që ne pyesim si redaksi është që në këtë tender 3 milionë euro për Albpetrol, këta do vijojnë të jenë arrogantë deri në fund duke u futur me fast foode për të fituar tendera “Albpetroli”, apo do të përdorin prestanome?

-Vijon-

©priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *