Kontrolli i Lartë i Shtetit, në raportet e tij për “Albpetrol”, ka konstatuar se gjatë pesë viteve të drejtimit nga Endri Puka janë vjedhur rreth 150 milionë euro, përmes tenderëve abuzivë, pagesave direkte pa prokurim dhe fshehjes së të ardhurave reale të kompanisë.
Janë identifikuar 113 procedura tenderimi, kontrata fiktive dhe lejim i kompanive private për të shfrytëzuar puse nafte në Fier, Patos, Vlorë dhe Delvinë, jashtë kushteve kontraktuale ose pa kontrata fare.
Emri i Endri Pukës del në dosjen hetimore “Bankers”, ku në një rast konkret ka përfituar 1.4 milionë euro ryshfet nga kompania “Bankers”, për një kontratë fiktive me vlerë 20 milionë euro.
Kompania “Anio Oil & Gas Sh.p.k” e Alban Pezës, ku ortake rezulton edhe Ela Puka, bashkëshortja e Endri Pukës, ka shkaktuar një dëm prej 27 milionë euro, përmes mospagimit të detyrimeve dhe fshehjes së të ardhurave nga shfrytëzimi i puseve të naftës
Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion Kushtetues, që ka për mision të kontrollojë çdo zyrë shteti, dhe çdo marrëdhenie të shtetit me të tretët.
Pra ky Insitucion kaq i rëndësishëm ka hartuar një raport të tillë, të cilin, drejtësia do duhet me sesbën ta ketë si indicie për hetim penal për një sërë personazhesh, kompanish, transfertash, shmangie taksash e deri tek pastrimi i parave.
Por këtu historia është sa e koklavitur aq edhe e thjeshtë.
Endri Puka në cilësinë e administatorit të kompanisë “Albeptrol” hyn në një mardhënie bisnesi me një ndër subjektet që kishte objekt kontrolli. Kështu, Endri Puka hyri në ortakëri me Alban Pezën dhe të dy së bashku si fillim i bënë “gol” shtetit rreth 27 milionë euro. Një indicie e fortë për drejtësinë, që Endri Puka ka ushtruar ndikimin e postit të tij, për të ndihmuar ortakun Alban Peza në shmangien e pagesës prej 27 milionë euro shtetit shqiptar.
Më pas po kjo dyshe, intensifikojnë lëvizjet dhe transaksionet si individë por edhe si kompani, duke u lidhur me njëri tjetrin, aq hapur, sikur po e sfidojnë drejtësinë duke i thënë: “Ju skeni këllqe të merreni me ne”.
Në çdo rast tjetër, në çdo vend tjetër organet ligjzbatuese do të ishin vënë në alarm dhe do kishim të paktën sekuestro të pronave dhe dokumentacionit përpara se ccdo gjë të tjetërsohet dhe më pas zhduket.
Por këtu personazhet janë të qetë. Absurdi i kohës sonë bën që një ndër ata që duhet të ishte i hetuari i parë, rezulton që është kunat me kryehetuesin special, i cili në emër të SPAK do duhej të kryente veprimet hetimore në kuadër të kësaj mëgaafere.
Vjedhja që Endri Puka dhe Alban Peza i bënë nëntokës dhe taksave shqiptare, e investuar në hotele dhe ndërtime ka një shans “shqiptar” që të mos preket. Por edhe nëse preket, do të kemi një rast unikal në botë, ku kryehetuesi i FBI Shqiptare, Joni Keta do të hetojë kunatin e tij Alban Peza, për një ndër aferat më të mëdha të 30 viteve të fundit.
Si do ta hetojë kryehetuesi special Joni Keta rolin e kompanisë APSUS që u themelua si kompani “bijë” e kunatit të tij, e nëpërmjet kësaj bënë ortak administratorin e Albpetrolit, Endri Pukën nëpërmjet së shoqes?
Si do ta hetoje kryehetuesi special Joni Keta rolin e kunatit të tij Alban Peza në mospagesën e 27 milionë eurove taksa?
Kujt duhet t’i besojë qytetari shqiptar? Kontrollit të Lartë të Shtetit që na thotë se dyshja Endri Puka-Alban Peza kanë bërë kërdinë dhe rrjedhimidht edhe vepër penale, apo Byrosë së Hetimit, që ka për kryehetues kunatin e Alban Pezës, dhe nuk e sheh të arsyeshme që raportin e një organi Kushtetues si KLSH, ta marrë parasysh dhe të zbatojë ligjin dhe detyrën që i ngarkon pozicioni që aq fort loboi që ta kishte.
