Ndërkohë që ditë për ditë ngjarjet kriminale po e shndërrojnë edhe kryeqytetin gjithnjë e më të pasigurt, ndërkohë që droga shitet rrugëve lirshëm, ndërkohe që “çunat e babave” dalin me armë nëpër makina dhe i ekspozojnë nëpër TIKTOK e rrjete të tjera sociale, ndërkohë që vjedhjet janë kthyer në mënyrë “mbijetese” për dhjetra hajdutë, një ndër njesitë “elitë” të policisë së Shtetiti që ka për detyrë të “luftojë” me sa përmendëm më sipër, gjen kohën të padisë një media në gjykatë.
Konkretisht nënkomisar Alban Laçi me detyrë shef seksioni në Repartin Shqiponja, ka paditur së fundmi në gjykatën e Tiranës redaksinë e priza.al.
Nuk jemi njohur ende me pretendimet që ka nënkomisar Alban Laçi, por ajo që dimë është redaksia e priza.al ka një artikull ndaj këtij individi, dhe tematika e artikullit ka të bëjë me sjellje arbitrare gjatë kryerjes së detyrës.
Ky ishte shkrimi i publikuar nga priza.al më datë 8 shkurt 2024. Ngjarja për të cilën flitet është jo vetëm banale, por në kufinjtë e kriminales nga ana e Alban Laçit dhe e “ushtarëve” që e shoqeronin.
Dy skuadra të grupit “Shqiponja” në zonën e Kodrës së Diellit ushtrojnë kontroll ndaj një automjeti i cili drejtohej nga një zonjë dhe pasagjer një zotëri i sapo operuar nga zemra dhe i sapo dalë nga apartamenti i tij për të vajtur për tu mjekuar në spital sipas planit të miratuar nga mjekët.
Edhe pse drejtueses së mjetit nuk iu kërkua asnjë dokument as drejtimi mjeti apo mjet identifikimi personal, u duk se “objektivi” i “Shqiponjave” ishte pasagjeri pacient i sapo operuar nga zemra.
Pasi nuk hasën asnjë rezistencë për kontrollin e automjetit, Alban Laçi dhe “ushtarët” e tij degradojnë mëndërisht kur i kërkohet që kontrolli fizik të ushtrohet me delikatesë pasi “subjekti” që po kontrollinin ishte i operuar nga zemra dhe më pas “lajthitja” arriti kulmin kur panë që veprimet e tyre po filmoheshin.
Pas një kontrolli të imtësishëm trupor ndaj pasagjerit pacient ku nuk u kontstatua asgjë e jashtëligjshme, ashtu si edhe në automjet, sërish Don Zhuan Alban Laçi nuk u ndal. Kërkoi ndihmën e policisë rrugore për të verifikuar përqindjen e xhamave të zinj e cila pas verifikimeve e lejoi automjetin, zonjën dhe zotërinë të largoheshin pasi në asnjë vend nuk u konstatua asnjë shkelje ligji.
Standarde të tipit “suedez” për një non Komisar që ndalon vajza në rrugë thjesht për t’I kërkuar numrin e telefonit.
I vetmi në fakt që shkeli ligjin aty, atë mbrëmjë në Kodrën e Diellit ishte Alban Laçi dhe “ushtarët” e tij, të cilët nuk e kanë për herë të parë që të përfundojnë të paditur apo dënuar për veprime të dhunshme dhe arbitrare.
Për ngjarjen në fjalë, asokohe qytetari ka vënë në dijeni edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Por Alban Laçi kujtohet për priza.al dhe na sjell një padi.
Për çfarë është padia Alban?
Kërkon të të sjellim dëshmitare vajzat që i ke kërkuar numrin?
Patjetër, edhe atë e bëjmë, sepse shyqyr Zotit, janë gjallë dhe flasin me gojën e vet atë që i ka ndodhur.
Për çfarë na ke paditur Alban? Përse të thamë Don Zhuan? Nuk gjetëm një emër tjetër. Mund të të quanim gangsterrr, po as i tillë nuk je.
Përse na ke paditur Alban?
Që kemi pyetur se si ka mundësi që gjithë fortunës që shkarkoi zinxhirin drejtues të Komisariatit nr 1 për ndërtimet pa leje, ti ia hodhe pa u lagur?
Nuk e dimë se për çfarë na ke paditur dhe nuk na intereson ne. Është çështja e juristëve tanë.
Ajo që neve si redaksi na intereson Alban që në vënd që të gjesh kohë që bësh një padi për një media, e cila të akuzon për veprime arbitrare, si fillim të nxjerrësh këto “çunat” e tu rrugëve dhe të kapin këta që shesin drogë në çdo rrugë e çdo cep.
Thuaj çunave të tu që të merren me “çunat e babave” që mbajnë armë në makinë.
Thuaj cunave të tu që të kapin ndonjë hajdut.
Për këto preokupohu i dashur Don Zhuani i Shqiponjave.
Për këto më sipër dhe që të mos kryesh veprime arbitrare në krye të detyrës.
Pa betejën me median dhe me të vërtetën e ke të humbur ti, dhe cdo Komisar, kryekomisar a edhe drejtues I parë në qoftë, në rast se e vërteta nuk anon nga ai.
Nëpërmjet uniformës Alban Laçi, ti duhet të imponosh respekt dhe jo frikë, të cilën fakteqësisht askush nuk e njeh më sot si term.
Prandaj i nderuar nënkomisar, ndero uniformën, veten dhe orientoji “çunat” në drejtimin e duhur.
Presionet ndaj medias janë një rrugë “KUNDRAVAJTJE”.
