Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi, ku 10 persona kanë humbur jetën dhe 59 janë plagosur, si pasojë e përplasjes së 7 automjeteve në provincën Sangari.
Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion, raportojnë mediat turke.
Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.
