Aksident në Lushnjë, katër të plagosur

Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në Lushnjë, në afërsi të rreth rrotullimit të Kolonjës.

Tre makina janë përplasur dhe si pasojë katër persona janë lënduar. Menjëherë të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës për ekzaminime shëndetësore.

Dyshohet se një prej makinave  ka përplasur mjetin që ishte para tij në pamundësi të frenonte për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër mjet.

Ndërsa policia po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *