Aksident i rëndë në Xibrakë, dy drejtues automjetesh dërgohen në spital

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në aksin Librazhd-Elbasan, në fshatin Xibrakë të Njësisë Administrative Labinot Fushë. Dy automjete, një “Skoda” dhe një “Toyota”, janë përfshirë në përplasje, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe plagosje të rëndë për drejtuesit e tyre.

Automjetet udhëhiqeshin nga Ilirjan Kllogjeri, 54 vjeç, dhe Vullnet Kazia, 35 vjeç, të cilët janë transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit për trajtim mjekësor. Burimet spitalore konfirmuan se ata janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se kushtet e motit dhe mosrespektimi i shpejtësisë mund të jenë shkaktuar aksidentin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *