TIRANË- Një shtetas italian, i identifikuar si Cosimo Notaristefano, është arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një Call Center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Mësohet se ai është arrestuar të shtunën në Portin e Durrësit, teksa tentoi të largohej nga vendi.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal. Në kërkim janë tre vëllezërit: Agim, Alfred e Arjan Prekaj.
Masat e GJKKO-së:
-Remir Gjoligaj – arrest me burg
-Endri Gjata – arrest me burg
-David Qerimi – arrest me burg
-Elis Merkaj – arrest me burg
-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë
-Odeas Kuqi – arrest me burg me afat 20 ditë
-Hysen Xhepexhiu – arrest me burg
-Klaudio Kaçupi – arrest me burg
Aksioni u zhvilllua mbrëmjen e 17 janarit në kryeqytet për goditjen e Call Center-ave u arrestuan 8 persona, mes tyre Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit organizatorë Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj.
Në listën e objekteve të kontrolluara bëjnë pjesë edhe 2 kulla lukzoze në kryeqytet, konkretisht “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe në një tjetër godinë në Bulevardin Bajram Curri. Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre. Po ashtu, për shkak të njoftimit nga ana e këtyre të fundit, brenda natës është boshatisur ambienti ku ishte ngritur call center-i, për ta zhvendosur në një godinë tjetër. Por gjithçka u zbulua.
©ZËRI
