EKSKLUZIVE/ Vjedhje 400 milionë lek me uniformat dhe automjetin zjarrfikës dhuratë nga Janina, ja përse përfundoi në SPAK Flamur Golemi (Lista e vjedhjeve me tenderat, prag burgu edhe për drejtorin rajonal të ARSH Andi Shkurta pjesë e grupit “Golemi”)

Paraqitja në SPAK e Kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës disa ditë më parë, u pa me habi nga mediat dhe nuk u kuptua aryseja e vërtetë. “Isha për një çështje që ka të bëjë me një nga drejtoritënë varësi të Bashkisë”;-deklaroi Flamur Golemi në dalje nga SPAK.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës u tregua “gjysëm i sinqertë” me mediat dhe pas këtyre gjysëm fjalëve që tha, ia mbathi nga sytë këmbët.

Burime konfidenciale nga struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) bëjë me dije për priza.al, se kjo nuk ishte hera e parë qëFlamur Golemi viziton godinën e “qelqtë”.

Kështu për të njëjtën çështje, Flamur Golemi është thërritur nëSPAK edhe para një muaji ku ka qendruar mbi 3 orë duke u marrë në pyetje për çështjen e cila nuk është e vetmja për tëcilën drejtësia po hap “letrat” e Flamur Golemit.

400 milionë lek për uniformat e zjarrfikësve

Plot 400 milionë lek pa tvsh është vlera e një tenderi që Bashkia e Gjirokastrës ka zhvilluar nën drejtimin e Flamur Golemit për të pajisur repartin zjarrfikës të qytetit me uniforma të reja dhe me një automjet të ri.

Në kuadrin logjik, uniforma dhe një automjet i teknologjisë sëfundit, patjetër që kushtojnë 400 milionë lek dhe “hallall” t’i kenë.

Por në të vërtetë Flamur Golemi përfundoi në SPAK sepse nga fondi prej 400 milionësh ai akuzohet se ka futur në “xhep” mbi 350 milionë lek.

Automjeti i pretenduar si i blerë me këtë fondin 400 milionë lek në fakt është dhuratë që Bashkia e Janinës ka bërë për Bashkinëe Gjirokastrës.

E gjithashtu edhe setet e uniformave të reja nuk kalonin shifrën e 30 milionëve të vjetra.

Sot Flamur Golemi nuk di të justifikojë se ku vajtën mbi 350 milionë lek.

Por çështjet për të cilat po hetohet Flamur Golemi dhe së shpejti pritet t’i komunikohet edhe akuzë zyrtare nga SPAK nuk mbarojnë me kaq.

Hetimet e nisura nga prokuroria e rrethit dhe të marra nëdorëzim nga SPAK kanë zbuluar të dhëna tronditëse për njëaktivitet zhvatës të Flamur Golemit dhe një rrethi të ngushtënjerëzish, të cilët kanë vjedhur sade disa miliona euro tëdestinuara për punë publike.

500 milionë lek për rikualifikimin e sheshit të Lazaratit

Projekti për të rikualifikuar sheshin e fshatit Lazarat, tashmëpjesë e bashkisë së Gjirokastrës është tenderuar në kohën qëGolemi ishte dhe është kryetar i Bashkisë. 500 milionë lek nga taksat tona ishin planifikuar për këtë investim, i cili iu dha dy kompanive të lidhura drejtpërdrejt me Flamur Golemin. U bënëdisa lyerje fasadash, dhe asgjë më shumë. Sot që flasim, nëLazarat kanë dhënë dorëheqjen disa administratorë të caktuar nga Flamur Golemi, pasi askush nuk pranon të firmosë marrjen në dorëzim të një investimi që nuk ka investim. Ose e thënë mëshqip, askush nuk po pranon të bëjë burg për Flamur Golemin.

Roli i drejtorit rajonal të Autoritetit Rrugor Shqiptar Andi Shkurta dhe përse i ka prangat në “prag”

Flamur Golemi e ngriti i vetëm skemën e vjedhjes, por nuk e zbatoi i vetëm. Ai përveç dy subjekteve tregtare për të cilat do tëflasim në vijim, ka bërë pjesë të enturazhit të tij të vjedhjes edhe drejtorin Rajonal të ARRSH për rajonin Gjirokastër, shtetasin Andi Shkurta. Nëpërmjet projekteve fiktive, tenderave po ashtu fiktivë dhe nëpërmjet situacioneve të punimeve totalisht fiktive, SPAK dyshon se këta dy shtetas kanë vjedhur dhjetra milionëlek e për këtë arsye edhe shtetasi Andi Shkurta prej disa muajsh është subjekt i SPAK e ndaj së cilit pritet së shpejti edhe masësigurimi.

Gjirokastritët njihen si “kurrnacë” pra që nuk e harxhojnë lekun kollaj, por Flamur Golemi po pëpiqet të na mbushë mendjen qënuk janë vetëm kurrnacë, por edhe hajdutë.

Por jo. Ai dhe ata që ka përfshirë ai në skemën e vjedhjes me 500 milionë lek për çdo tender, nuk janë dhe nuk përfaqësojnëGjirokastrën dhe gjirokastritët.

Për Flamurin, Andin dhe enturazhin e tyre, ka vetëm një vend ku duhet të sqarohen. Përballë drejtësisë.

Vijon me:

Si i mori miliona euro tendera Ferdinand Çaushi i “Ina shpk” me të punësuar vetëm veten dhe bashkëshorten?

A i menaxhon “letrat” e “Ina shpk” të Ferdinand Çaushit vetë kryetari Flamur Golemi?

Ku ka bashkëpunuar Flamur Golemi dhe Andi Shkurta nëvjedhjen e miliona eurove?

Cili është destinacioni final i miliona eurove të vjedhura nga Flamur Golemi

priza.al

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *