Taulant Balla mohon call centerin e Albës dhe akuzon mediat, operacioni u dekonspirua dhe u zhduk serveri, Altin Dumani, Joni Keta apo Vladimir Mara vunë “alarmin”? (Priza.al e raportoi e para ngjarjen dhe disa pyetje Taulantit)

Redaksia e priza.al ishte e para që në mënyrë ekskluzive raportoi se subjekti ndaj të cilit po kryhej kontroll në kullën Alban Tower, ka për ortake motrën e Taulant Ballës. Më pas ky lajm u mor dhe nga media të tjera të cilat e “shitën” secila sipas interesit të vet, e gjithashtu edhe ish kryeministri Berisha i bëri jehonë këtij lajmi edhe ky sipas mënyrës dhe interesit të tij. Ka patur një interes të veçantë nga palët e “prekura” që të dinin se kush ishte burimi i lajmit. Edhe përse ne si redaksi besojmë që i rëndësishëm është lajmi në vetvete dhe jo se cili e transmetoi i pari, sërish nuk kemi asnjë kompleks të pranojmë që ishim të parët që informnuam për përfshirjen e familjarëve të Taulant Ballës në këtë grup kriminal që vetëm në zyrë iu sekuestruan miliona euro cash.

Operacioni është “shitur”, antimafia gjen lekët por jo serverin

Sipas burimeve të redaksisë së priza.al operacioni i djeshëm i zhvilluar në disa zona të kryeqytetit e në pikën kryesore që ishte një zyrë tek Alban Tower në mes të Tiranës, është dekonspiruar.

Kjo nisur nga fakti që vërtet agjentët e antimafias italiane dhe hetuesit shqiptar arritën të sekuestrojnë miliona euro cash si dhe miliona të tjera në kriptomonedha, por ata nuk gjetën serverin fizik. Ai ishte hequr.

Kjo natyrisht nuk i pengon aspak italianët të cilët e kanë kryer të plotë hetimin dhe kanë emrat e autorëve dhe shifrat e sakta të vjedhura, por kjo tregon dekonspirim të operacionit.

Sensitiviteti i çështjes bëri që për këtë të kishin dijeni një grup shumë i ngushtë personash. Policia e Shtetit për herë të parë është e “përjashtuar” nga dyshimi sepse nuk ka qënë fare në dijeni të operacionit. Janë njoftuar në moment të fundit, thjesht për të bërë roje tek dera.

Dijeni për operacionin kishin drejtuesit e antimafias italiane, prokurori special Vladimir Mara, shefi i seksionit të mardhënieve me jashtë në SPAK, Altin Dumani si dhe drejtuesi i Byrosë së Hetimit, Joni Keta.

Diku, dikush ka “shfryrë” dhe kjo i ka vënë palët në “përplasje” të heshtur me njëri tjetrin. Italianët edhe pse kanë çdo provë që i nevojitet nuk arritën të kapin fizikisht serverin dhe kjo vë në pikëpyetje palën shqiptare dhe sinqeritetin që kanë në raport me partnerët ndërkombëtarë.

Çfarë ka ndodhur?

Prej disa muajsh emisioni investigativ italian “Le iene” ka nisur një investigim për një grup kriminal me bazë në Shqipëri që kryen aktivitetin e vjedhjes nëpërmjet platformave mashtruese të investimeve.

Janë mbi 3 muaj investigim dhe mbi 15 të infiltruar nga stafi i “Le iene” të cilët kanë filmuar dhe dokumentuar gjithshka ka ndodhur brenda zyrave të kompanisë që është vendosur në një prej kullave më luksoze të kryeqytetit.

Përfundimi i investigimit ishte tronditës për autorët e programit. Rezultoi se një ndër pronaret e këtij aktiviteti është edhe Alba, motra e Taulant Ballës, ish ministër i brëndshëm i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Drejtuesit e “Le iene” pasi mblodhën provat e tyre, njoftuan drejtuesit e antimafias në vendin e vet për rastin, të cilët nga ana e tyre e regjistruan si procedim penal dhe menjëherë nisën hetimet intensive që këtu i koordinuan me prokurorin Vladimir Mara dhe më pas u krye “goditja” e mbrëmshme.

Taulant Balla mohon implikimin dhe disa pyetje nga redaksia për kryetarin e grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Duke ecur “shkujdesur” diku pranë korpusit të Universitetit, Taulant Balla që në pikë të mëngjesit reagoi nëpërmjet një video mesazhi. Foli për bufa dhe sorra si dhe mohoi impikimin e tij apo të familjarëve të tij për rastin në fjalë. Me një qetësi pas së cilës kamuflohej acarimi i dukshëm, Taulant Balla tha disa fjalë nëpër dhëmbë ku hodhi akuza për mediat dhe për “fiksimin” e tij Saliun.

Duke qënë se redaksia e priza.al ishte e para që raportoi përfshirjen e familjarëve të tij në këtë grup kriminal, natyrisht që mllefi i Taulantit është edhe ndaj nesh. Për këtë arsye, që publiku të jetë i qartë dhe i sqaruar, redaksia e priza.al pyet publikisht Taulant Ballën:

-Prej sa kohësh familjarë të tu janë përfshirë në këtë skemë kriminale?

-A ke dijeni për faktin se të infiltruarit e “Le iene” të kanë filmuar disa herë duke hyrë në zyrën ku mbrëmë u sekuestruan qindra mijëra euro cash dhe miliona të tjera në kripto?

-Kur videot të transmetohen nga “Le iene” do të akuzosh bufin, sorrat apo do thuash që gjithshka është inteligjencë artificiale?

Vijon

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *