Ilir Proda përveçse Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është njëkohësisht edhe subjekt i hetimit nga Prokuroria e Posacme Antikorrupsion (SPAK) për disa çështje. Ilir Proda ka në kurriz akuza që nga dekonspirimi i operacioneve jo vetëm të policisë por edhe operacione të BKH dhe SPAK. Gjithashtu Proda është në hetim dhe për disa akuza më të rënda. Dhe në kuadër të këtyre hetimeve, atij i janë sekuestruar dy herë telefonat e tij personalë nga BKH që drejtohet nga Joni Keta për llogari të SPAK që drejtohet aktualisht nga Klodian Braho.
Sot më 13 janar 2026, Policia e Shtetit kremton ditën e themelimit. Një ditë e “skalitur” me gjakun e dhjetra dëshmorëve të uniformave blu, të cilët jetën e dhanë, dhe nuk u nënshtruan përballë asnjë banditi. E si të mos mjaftonte fakti që Drejtori i Përgjithshëm është i dyshuar si bashkëpunëtor i grupeve kriminale, sot nga ceremonia e “ditëlindjes”, na del “thagma” e rradhës.
Një foto që nuk ka nevojë për shumë fjalë. Një foto të cilën nuk dimë si ta “përkthejmë” se çfarë do të thotë.
Shkurtimisht në këtë foto që është meme e gatshme shohim tre burra.
Njëri është Ilir Proda. Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që është nën hetim nga SPAK dhe BKH i ka sekuestruar telefonat personalë për llogari të SPAK.
Ai në krah të Prodës është Klodian Braho. Ky është shefi i SPAK, i insitucionit që ka vënë nën hetim Prodën.
Ndërsa ai në krah të Prodës është shefi i “FBI Shqiptare”, Joni Keta i cili edhe përse ka hallet e veta me kunatin trafikant, është personi që ka sekuestruar telefonat e Ilir Prodës me dyshimin se kryepolici është i lidhur me krimin.
Një foto sa dhjetëra mijëra fjalë. Një foto me 3 burra të cilët simbolizojnë talljen e trapit me shqiptarët dhe me partnerët ndwrkombwtarw e sidomos atyre nga pwrtej oqeanit.
Një kryepolic që është nën hetim për lidhje me bandat.
Një kryehetues që ka kunatin trafikant heroine dhe “pastrues parash”.
Dhe një kryeprokuror special që e bën “special” fakti që del dhe pozon me subjektet që ka vetë nën hetim.
Kjo është panorama që na u paraqit nga “ditëlindja” e Policisë së Shtetit.
Një meme e gatshme që njeriu vetëm mund ta shohë dhe të qeshë, deri në dhimbje. Të qeshë me dilemën: A mos do ishte më mirë të qajmë?
Shqipëri 2026
©priza.al
