Në sy të policisë/ Ja si vidhet për 2 minuta biçikleta midis Gjykatës së Lartë, ILKDPI dhe drejtorisë së Postës (Video)

Në një video të mbërritur në numrin e telefonit të redaksisë së priza.al, dërguar nga një qytetar denoncohet nga ana e tij, vjedhja e biccikletës nga një i ri, lehtësisht i identifikueshëm nga pamjet.

Zotëria i cili preferoi të mbetej anonim na sjell videon dhe na shpjegon se si biçikleta e tij, e lidhur në një shtyllë, në sy të kamerave dhe të Policisë, u vodh pa vajtur mesnata e 18 dhjetorit.

Ajo që e bën më shqetësues rastin, është fakti se vjedhja e kryer nga ky i ri që duket qartë në fytyrë, është se është kryer në “mes” të disa prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, të cilat ruhen me polici si nga Policia e Shtetit ashtu edhe me polici private.

Kështu kjo vjedhje është regjistruar në rrugën Reshit Collaku, aty ku ndodhet drejtoria e përgjithshme e Postës Shqiptare, ngjitur me të ndodhet Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive e pak metra më tutje ndodhet godina e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.

Teorikisht një ndër zonat më sigurta të Tiranës. Ndërkohë praktikisht, siç duket nga pamjet, djaloshi i pashqetësuar nga askush, duhet falenderuar që pati interes vetëm për biçikletën, dhe jo për ndonjë dosje në ILDKPI a në Gkjykatë të Lartë.

Degradimi i rendit dhe sigurisë, qoftë edhe në zonat “elitare” të Tiranës, është pasqyrim i një degradimi të uniformave blu, që fillon nga “koka” e përfundon tek “bishti i kavallit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *