Ditën e sotme në orën 10:40 ishte programuar udhëtimi i rradhës i Rayan Air me drejtim nga Tirana drejt London Stansted. Një ndër personat që kishin rezervuar biletë ishte edhe bisnesmeni kontrovers Klodian Allajbeu.
Por në Rinas atij i është komunikuar që me urdhër të “Home Office” të Britanisë së Madhe viza e tij është revokuar dhe nuk mund të udhëtonte.
Një urdhër që e ka acaruar jo pak Klodian Allajbeun dhe ka vënë në situatë të sikletshme përfaqësuesit e aeroportit.
Ajo që dihet është që vitet e fundit Klodian Allajbeu një pjesë të bisneseve të tij i ka zhvendosur drejt Mbretërisë së Bashkuar aty ku dhe kalon pothuajse gjysmën e vitit.
Nuk dihet nëse ky vendim i Home Office është thjesht një revokim vize, hetim penal ndaj bisnesmenit apo shpallje Non Grada. E në secilin prej këtyre varianteve, pyetja që shtrohet është: Cili do të jetë fati i miliarda eurove të shqiptarëve që Klod Allajbeu i ka transferuar dhe investuar në Mbretërinë e Bashkuar?
©*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*
