Joni Keta do të jetë drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ose asaj që ndryshe njihet si FBI Shqiptare.
Byroja Kombëtare e Hetimit, një institucion i dalë nga drejtësia e re, që amerikanë dhe shqiptarë e paguan miliarda dollarë nga taksat e tyre, u bë pikërisht për të larguar nga sistemi “kalbësirat”, ata që po i merrnin “erzin” drejtësisë.
Dhë kështu u krijua Byroja Kombëtare e Hetimit një strukturë me hetues “elitarë” të cilët do të ishin syri dhe veshi i Prokurorëve Specialë të SPAK.
Dhe këta u quajtën “elitarë” pasi u përzgjodhën si ajka, si të pakorruptuar, si persona me jetesë korrekte, të papërfshirë në aktivitete të jashtëligjshme, as këta personalisht dhe as rrethi i tyre familjar.
Nga lista e hetuesve “elitarë” të BKH kemi pikasur plot “çobenj”, të cilët me integritetin moral apo mendor nuk mund të ishin si logjikë as asistentë në ndonjë zyrë avokatie, por këtë e “kapërdimë” sepse jemi në Shqipëri.
Por çuditë nga FBI Shqiptare skanë të sosur. Pas përfundimit të mandatit të zonjës Aida Hajnaj, e cila përveçse për arsye të paditura pati një mardhënie thuajse të ngrirë me Altin Dumanin, kreun e SPAK, ishte një person shembull si në jetën personale ashtu dhe në atë personale.
Një zyrtare model, që e nderoi uniformën dhe spaletat e saj.
Por deri këtu ishte KRENARIA e BKH ose FBI Shqiptare.
Sot ajo ka një drejtues të ri. Një drejtues të cilin ne si redaksi e priza.al e kemi paralajmëruar prej muajsh. Ai është Joni Hysen Keta. I biri i një prokurori që shkalla e parë e Vettingut e shkarkoi dhe u rikthye në apel dhe kunat i një trafikanti heroine si Alban Peza.
Zyrtarisht mund të themi që Reforma në Drejtësi ra, dhe zuri poshtë Altin Dumanin (si mentorin e Joni Ketës), bashkë me amerikanë e anglezë që vinë dhe flasin për drejtësinë se sa e drejtë duhet të jetë.
Si mundet që publiku të ketë besim tek drejtësia kur kunati duhet të hetojë kunatin trafikant?
Si mund të ketë besim politika apo krimi i organizuar tek hetimet e BKH, kur argumentin e kanë gati: “Jon Keta të hetojë njëherë kunatin e vet dhe Damian Gjiknurin” dhe pastaj të merret me ne.
A do të mundet drejtuesi i ri i BKH, Joni Keta të hetojë aferën miliardëshe të Albpetrolit?
Natyrisht që jo, sepse ai nuk mund të hetojë sekserin kunat të drejtor Endri Pukës.
A do ta hetojë Joni Keta se si kunati i tij Alban Peza nuk shkel dot në Greqi dhe çfarë u bë me historinë e 50 kg të kapura në Athinë?
A do të hetojë Joni Keta dhe BKH në varësi të tij, aferat korrupive në sektorin e naftës dhe pastrimit të parave ku është thellësisht i zhytur kunati i tij Alban Peza?
A do t’i hetojë Joni Keta çështjet për të cilat gjendet nën akuzë Damian Gjiknuri?
Natyrisht që jo, sepse sekser i Gjiknurit është kunati i tij, Alban Peza i cili në të njëjtin pallat e në të njëjtin kat në mes të bllokut, ndan zyrën me Gjiknurin.
Me amerikanët duhet “folur” shqip, tha njëherë me shaka Kryeministri ynë.
Atëherë tia shpjegojmë shqip amerikanëve.
E mbani mend Al Kaponen? Okay. Al Kapone ka një kunat. Okay. Kunati i Al Kapones është drejtues i FBI. WTF…! What the fuck, do ishte përgjigja, mesiguri.
Ja kështu dhe historia e drejtuesit të ri të BKH, Joni Keta, i cili do të ulet në atë karrike, shumë muaj pasi kunati trafikant dhe miku i tij Damian Gjiknuri mbushën gjithë Tiranën se e kanë mbyll atë “muhabet” me të “gjatin”…
E meqë Gjiknuri dhe Alban Peza duket se e paskan mbyllur vërtet me të “gjatin”, ne si redaksi e priza.al I drejtojmë një pyetje publike drejtuesit të ri të BKH z. Joni Keta:
-A ke lidhje shoqerore apo familjare me ish gardistin e 21 janarit dhe të familjes Berisha, shtetasin Fatos Skeja?
©priza.al
