Kliko këtu për të parë videon
Aktivisti nga Gjirokastra Emin Kokalari ka ndarë me redaksinë tonë një shqetësim të cilin si qytetar dhe aktivist e ka ndjekur vetë dhe kërkoi hapësirën mediatike për ta publikuar. Redaksia e priza.al e cila të vërtetën e publikon të pa censuruar, vendosi që videon dhe shqetësimin e qytetarit Emin Kokalari ta sjellim të plotë.
Por për çfarë bëhet fjalë?
Bëhet fjalë për zyrën e ADISA në qytetin e Gjirokastrës. Kujtojmë se shumë kohë përpara se “Diella” të vinte në “jetë” kryeministri ka qënë që në krye të herës “pioner” i teknologjisë. Dhe në parim, u ndërtua një institucion i saktë që quhej ADISA ose ndryshe “Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara”. Zyrat e ADISA u ngritën në çdo qytet dhe në to ofrohet çdo shërbim onlinë për qytetarët.
Më 5 qershor të vitit 2017 personalisht kryeministri Edi Rama inaguroi zyrën e ADISA për Gjirokastrën, një zyrë dinjitoze, shumë pranë qëndrës së qytetit, e aksesueshme nga të gjithë. Godina e ADISA në Gjirokastër, siç duket dhe nga fotot ishte një zyrë “shembull” për çdo institucion tjetër.

Por në mënyrë të beftë, më 1 maj 2022 një vendim i qeverisë ia kalon godinën aktuale të ADISËS, në pronësi të AKSHI.
ADISA, morri “plaçkat” dhe u zhvendos në adresën e re tek “Ish shtëpia e oficerëve” pranë bulevardit “18 shtatori”, në një ambient totalisht ndryshe dhe shumë larg ADISËS që u inagurua në 2017.
Kushtet si për punonjësit ashtu edhe për qytetarët që shkojnë pranë sporteleve, janë shumë larg asaj që “Diella” ka në kokë për Shqipërinë 2030.
Megjithatë, mirë apo keq, qeveria ia gjeti një vend ADISËS dhe i sistemoi.
Por me godinën që vetë e investuan miliona lek nga taksat tona në vitin 2017, çfarë u bë?
Pamjet e mbërritura në redaksinë e priza.al janë tronditëse. Zyrat e ADISA të cilat tashmë i përkasin AKSHIT i ngjajnë një “fushëbeteje” ose një vendi ku një plaçkitje masive ka ndodhur.
Pamjet në videon e mësipërme të realizuar nga aktivisti Emin Kokalari, e faktojnë më së miri situatën.
1– Përse AKSHI lejoi që një objekt i veti të katandiset kështu?
2- Kush e dha urdhrin për zhvendosjen e zyrave të ADISA?
3- Çfarë kanë inventarizuar drejtuesit e ADISA nga ish godina?
4- Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë abuzim miliona lek?
Vijon
©priza.al
