
Mesazhi i mësipërm ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e priza.al. Pasi lexuam mesazhin dhe bëmë verifikimet tona, na rezultoi që vërtet Universiteti Beder ka mbyllur të gjitha ciklet studimore me përjashtim të degës së “teologjisë”. Regjistrime të reja nuk pranon më ky universitet dhe madje nuk ofron asnjë shërbim për studentët aktualë. E vetmja gjë që funksionon aktualisht në universitetin “Beder” është vetëm zyra e financës e cila nëpërmjet gjithafarlloj formash i kërkon studentëve pagesa për arsye jo vetëm absurde por edhe për shërbime të cilat shkolla nuk i ofron më.
Duke falenderuar mesazh dërguesen që shqetësimin e saj e ndau me redaksinë tonë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit që të ndjekë rastin e dhjetra studentëve të universitetit “Beder” përpara se çështja të përshkallëzohet dhe studentët të humbin jo vetëm vitin e studimit por edhe paratë e paguara edhe paratë që i kërkohen vazhdimisht.
©PRIZA.AL
