Inxhinieri i IT Andi Zaimaj/ Ja se si nëpërmjet 100 lekëshit fillestar qarkullon miliona euro nëpër banka, rrjeti i kompanive që kamuflon vjedhjet me forex

Më datë 9 nëntor 2018 përpara noteres Natasha Xhaçka, përpilohet një kontratë shitje e çuditshme.

Për vetëm 100 lek ose 1 mijë lek të vjetra, inxhinieri i IT, programuesi Andi Zaimaj i hyri botës së bisnesit. Me 100 lek, ose e barabartë me dy shishe të vogla uji, ai i bleu shtetases Aida Ranzi 50% të kompanisë “IDM TEÇHNOLOGY shpk”.

Inxhinier Andi i bleu tashmë ortakes së tij, gjysmën e kompanisë për 100 lek ndërkohë që vetë kompania ishte themeluar me 100 lek kapital nga shtetësja Aida Ranzi.

 

Kjo shoqeri e vendosur mu në zemër të Tiranës tek një nga kullat luksoze pranë “Air Albania” nga kati i 13 i godinës ushtronte aktivitetin e vjedhjes me forex tek qytetarët italianë, gjermanë, kanadez, francez etj.

Një vit më pas më 11 qershor 2019 tek e njëjta notere pra tek Natasha Xhaçka paraqitet sërish Andi Zaimaj por këtë herë me dikë tjetër me vete, për t’i shitur 50% e vet në kompaninë “IDM TEÇHNOLOGY shpk” të cilën e kishte blerë një vit më parë nga Aida Ranzi.

Pas një viti që ishte aksioner 50-50 me Aida Ranzin, inxhinier Andi ia shet 50% shtetasit Adi Muça për vlerën 100 lek, 50% të aksioneve të kompanisë.

Pra “IDM TEÇHNOLOGY shpk” u themelua me 100 lek, shiti 50% të aksionevë për 100 lek dhe rishiti po këtë 50% aksionesh sërish për 100 lek.

Të gjitha këto manovra noteriale dhe bankare për të fshehur aktivitetin real që kryen kompania, atë të vjedhjes me forex.

Pasi e bleu dhe e shiti 50% të kompanisë për vetëm 100 lek, inxhinier Zaimaj u largua nga shoqeria.

Për disa kohë pa “punët” e veta deri në vitin 2022.

Kështu më datë 22 shkurt 2021 Andi Zaimaj themelon kompaninë “U-ARIUS” shpk. Këtë rradhë Andi Zaimaj kuptoi që një kompani serioze nuk mund të ketë kapital vlerën e dy shisheve të vogla uji, dhe vendosi që kapitali të jetë 100.000 lek ose 1 milionë lek të vjetra.

Tashmë pa “ortak” që i diktonin punën, viktimat dhe përqindjet e vjedhjeve me forex, Andi Zaimaj ishte i lirë të punonte me celulën e tij.

Diku në zonën e bllokut, Andi Zaimaj ka vite që kamufluar nën emrin “U-ARIUS” shpk, vjedh me forex sistematikisht europianë që bien pre e platformave të “shpejta” të pasurimit.

Një sërë kontratash noteriale që në thelb janë nul. Shitblerje aksionesh për të mbuluar pronësinë dhe aktivitetin e punës së shoqerisë.

Priza.al do të vijojë të publikojë ditë pas dite dosjen e zezë të Andi Zaimajt dhe grupit të tij, të cilët kanë vite që vjedhin mes Tiranës qytetarët europianë.

Redaksia e priza.al i drejton disa pyetje publike inxhinier Andi Zaimajt:

1- Cili ishte aktiviteti që kryente shoqeria “IDM TEÇHNOLOGY” shpk?

2- Cila ka qenë xhiroja vjetore e shoqerisë në vitin që ishe aksioner i saj?

3- Përse 50% të aksioneve që i bleve për 100 lek, i shite sërish për 100 lek?

4- Gjatë kohës që ishe ortak në “IDM TEÇHNOLOGY” sa miliona ka faturuar kjo shoqeri? Ndaj kujt janë këto faturime dhe për çfarë shërbimesh?

5- Përse “IDM TEÇHNOLOGY” nuk ka asnjë bilanc të deklaruar?

6- Kompania “U-ARIUS” që është 100% nën pronësinë dhe kontrollin tënd, çfarë aktiviteti kryen?

7- Sa të punësuar të deklaruar ka?

8- Cilët janë “pagatorët” tuaj, pra kujt i ofroni shërbime dhe si faturohen?

9- Pagesat në “shtet” i kryen rregullisht brenda çdo datë 5 të muajit që hyn?

 

Një rrjet kompanish dhe një sërë transaksionesh noteriale për të kamufluar vjedhjet me forex.

Andi Zaimaj dhe miqtë e tij përfaqësojnë një ndër grupet më të forta në fushën e vjedhjes me call center dhe forex, të ardhurat e të cilave transferohen në banka në Itali e më pas sërish qarkullohen për të humbur gjurmët.

Pronat, automjetet dhe jeta luksoze e këtij grupi kriminal, edhe përse bën sikur nuk shihet nga krimi ekonomik, mund të shihet me sy të lirë nga të gjithë. Një grup djemsh dhe vajzash me në krye Andi Zaimajn që kundrejt ca pagesave në Policinë e Shtetit jo vetëm vjedhin ditë për ditë qytetarët europianë por edhe fusin në mënyrë të pakontrolluar në tregun shqiptar, miliona euro cash si produkt i vjedhjes me telefona.

-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *