Pas publikimit të denoncimit të një qytetareje që kishte blerë një shtëpi në një pallat të ndërtuar diku në Astir nga kompanitë Vila L dhe Jonald shkp dhe më pas ishte mashtruar nga ndërtuesit, ka ardhur dhe reagimi i njërit prej personave që denoncuasja përmend.
Në numrin e telefonit të redaksisë +355 68 40 400 65 ka mbërritur një mesazh nga z. Lazër Mhilli administrator dhe pronar i firmës Vila L. Z. Mhilli të cilin ne si redaksi e falenderojmë për gadishmërinë dhe qytetarinë e treguar, nëpërmjet një mesazhi jep variantin e tij për këtë ndodhi.
Sipas z. Lazër Mhilli pallati është në disa seksione ku njërin prej tyre e ka ndërtuar Vila L e të tjerët kompania Jonald shpk. Bisnesmeni Mhilli deklaron se të gjitha veprimet financiare klientët i kanë patur me shoqerinë Jonald shpk dhe jo me kompaninë e z. Lazër Mhilli, Vila L.
Redaksia e priza.al në emër të transparencës dhe vlerësimit ndaj aktit sqarues të z. Lazër Mhilli do të publikojmë të plotë reagimin e tij:
“Në reagim ndaj një lajmi të publikuar nga Priza.al, ku janë dhënë informacione të pavërteta në lidhje me mua dhe shoqërinë që administroj, ndjej detyrimin të bëj këtë sqarim publik dhe zyrtar.
Unë jam Lazer Mhilli, administrator i shoqërisë VILA-L sh.p.k., Tiranë, dhe po sqaroj sa më poshtë situatën e trajtuar në publikimin tuaj:
Shoqëria Jonald sh.p.k. dhe Vila-L sh.p.k. kanë nënshkruar një kontratë sipërmarrjeje, nëpërmjet së cilës kanë marrë përsipër ndërtimin e një kompleksi banimi me 3 seksione. Nga këto:
– 2 seksione janë ndërtuar nga shoqëria Jonald sh.p.k.
– 1 seksion është ndërtuar nga shoqëria Vila-L sh.p.k.
Pas përfundimit të punimeve dhe procedurave përkatëse, është kryer regjistrimi në hipotekë për të gjithë kompleksin, ku për arsye administrative, certifikatat e pronësisë janë regjistruar në emër të të dy shoqërive si bashkëpronarë.
Për të mundësuar shitjen e apartamenteve të ndërtuara nga secila palë, është dhënë prokurë e ndërsjelltë, ku:
– Shoqëria Jonald sh.p.k. i ka dhënë prokurë shoqërisë Vila-L sh.p.k. për të shitur seksionin që ka ndërtuar Vila-L.
– E njëjta procedurë është ndjekur edhe në të kundërt.
Theksojmë se të dyja shoqëritë janë të pavarura dhe nuk kanë asnjë marrëdhënie ortakerie mes tyre. Për çdo transaksion, përgjegjësia bie mbi shoqërinë që ka lidhur kontratën dhe që ka përfituar të ardhurat.
Sa i përket personit tim, Lazer Mhilli, dëshiroj të bëj të qartë se:
– Nuk kam qenë kurrë i dënuar apo i proceduar penalisht.
– Nuk kam pasur asnjëherë çështje të hapur në prokurori.
– Nuk kam shitur ndonjëherë një apartament dy herë apo t’i kem ndryshuar atë dikujt.
– Gjithmonë i jam përmbajtur detyrimeve të kontratës dhe ligjit.
Në këtë kuadër, kërkojmë zyrtarisht përgënjeshtrimin e informacionit të rremë të publikuar në faqen tuaj dhe largimin e menjëhershëm të tij, pasi dëmton reputacionin e shoqërisë sonë dhe të emrit tim personal pa asnjë bazë faktike apo ligjore.
Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe presim reflektimin tuaj korrekt ndaj kësaj situate.
Me respekt,
Lazer Mhilli
Administrator
Shoqëria Vila-L sh.p.k.
Ky është reagimi i administratorit të shoqerisë Vila L, z. Lazër Mhilli të cilin ne e publikojmë pa censurë. Duke e falenderuar edhe njëherë z. Mhilli për qytetarinë e tij, një pikë nuk arrimë tja plotësojmë dot nga kërkesa e tij. Artikulli i mëpërparshëm padiskutim që nuk mund të fshihet. Fakti egziston. Një qytetare ka blerë një pronë në një objekt të ndërtuar nga ju dhe një tjetër kompani dhe nuk po e gëzon dot për arsye të ndryshme të cilat ju i sqaruat dhe për ne si redaksi e rëndësishme është transparenca dhe e vërteta. Ashtu siç publikuam denoncimin e qytetares, publikuam edhe reagimin e z. Lazër Mhilli ashtu dhe do të vijojmë t’i shkojmë kësaj çështjeje deri në fund.
Kush është përgjegjës që qytetarja ka mbetur pa shtëpi edhe përse lekët i ka paguar?
Përgjegjësit do të zbardhen dhe çështja me patjetër do marrë zgjidhje dhe qytetarja do ta gëzojë pronën e blerë me lëket e veta të emigracionit.
Priza.al ka siguruar informacione tejet interesante rreth kompanisë Jonald shpk, e cila sot administrohet nga avokati i arrestuar nga SPAK për korrupsion Bardhi Koçi.
Në këtë shoqeri me një sërë bëmash, na rezulton emri i një ndërtueseje “famëkeqe” siç ësht znj. Vjollca Hoxhalli, bashkëshortja e ndërtuesit të ndjerë Rrapush Hoxhalli. Historia e Jonald shpk, që nga themelimi e deri sot po investigohet nga redaksia jonë, për tu publikuar në vijim.
Vijon
