Më 18 maj 2021 shtetasi Aleks Male themelon kompaninë Unit Studio. Kompania me kapital 5 mijë lek të reja, ose 50 mijë lek të vjetra, ose me kursin valutor sot 55 euro ka një objekt të gjerë veprimtarie kryesisht në fushën e ndërtimit. E më pas po ky shtetas që deri në 18 maj 2021 ishte pa asnjë historik bisnesi personal apo familjar, themelon një tjetër kompani.

Aleks Male
Unit Power është kompania e rradhës që themeloi Aleks Male më 10 maj 2023. Këtë kompani me objekt veprimtarie të ngjashëm me kompaninë e parë “Unit Studio” Aleks Male e ka në bashkëpronësi me 24 vjeçarin Flavjo Kacos nga Vreshtasi i Korçës.
Të dy këta personazhe që bashkë i bëri kompania Unit Studio nëpërmjet së cilës kanë nisur ndërtimin e një residence luksoze banimi në zonën e Teg, janë prestanome të familjarëve të tyre.
Flavjo Kacos, siç kemi folur në artikujt e mëpërparshëm “fsheh” babain e tij. Shtetasin Arben Kacos Osmani i skeduar dhe dënuar për disa vepra penale në Shqipëri, Greqi dhe vënde të tjera të Europës.
Arben Kacos me një të kaluar të theksuar kriminale, afërmendsh që pasurinë nuk mund ta ketë në emër të tij. Ndaj kompanitë janë në emër të djemve dhe disa bashkpuntorëve të tjerë për të cilët do të flasim në vijim, apartamentin 1.5 mln euro e ka kamufluar në emrin e ndërtuesit Klajdi Malo e kështu me rradhë.
Por më interesante paraqitet situate nga “kampi” tjetër. Ortaku i Flavjos që fsheh baba Arbenin është Aleks Male që fsheh vëlla Gjergjin.
Po kush është dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë Gjergj Male?
I punësuar në vitin 2015 pranë Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës ka kryer disa detyra brenda insitucionit. Dhe aktualisht është shef sektori në njërën nga drejtoritë e IMT Tiranë.
Karrierën Gjergj Male nuk e ka nisur në “shtet”. Ai vjen nga “privati”. Gjergj Male me profesion arkitekt, ka qënë me vite i punësuar pranë kompanisë “Agikons” në detyrën e arkitektit dhe të zbatuesit të disa projekteve që kompania po zhvillonte. Dhe në mënyrë të papritur, jep dorëheqjen nga Agikons ku paguhej me një pagë tejet të kënaqshme, dhe fillon punë në Bashki me rrogë më të ulët.
E ndërkohë që të ardhurat ranë si pasojë e uljes së rrogës, papritur nën emrin e të vëllait, Gjergji Male themelon 2 kompani, ku njëra do të investojë të paktën 20 milionë euro mu tek dera e Mai Tai-t. Duke qënë se kompaninë e zotërojnë në mënyrë të barabartë, edhe investimi duhet të jetë i barabartë. Por ta zëmë që nuk është investim i barabartë. Ortaku Arben Kacos Osmani që fshihet pas djalit Flavjo do të investojë më shumë, po Gjergji çfarë do të investojë?
Kursimet e pagës si arkitekt tek Agikonsi?
Është absurde, në kufinjtë e kriminales heshtja e drejtësisë pas denoncimit të këtij rasti tronditës.
Ndërkohë që sot kemi kryetarin e bashkisë së Tiranës në kokërr të burgut për abuzime që sipas prokurorëve nuk kalojnë 2 milionë euro, na del një vartës i Erionit që paska potencial ekonomik që të investojë 10 milionë euro në një rezidencë banimi. Dhe këtu ka diçka që nuk shkon.
SPAK që i bëri vettingun veshjeve intime të gruas së kryebashkiakut, nuk mund të bëjë sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon faktet ulëritëse që përditë publikohen nga ana jonw pa u censuruar. Një konglomerat ku është bashkuar krimi i rrugës me korrupsionin shtetëror dhe me kamuflimin e parave të kompanive të mëdha, nuk mund të jetë një “mizë” për syte e publikut dhe drejtësisë.
Ky grup që po tenton të hedhë në qarkullim mbi 20 milionë euro me prejardhje kriminale duhet që para se të quhen bisnesmenë dhe ndërtues, të sqarojnë përpara drejtëisë se si u bënë të tillë.
Priza.al ka siguruar të dhëna tronditëse se kush fshihet pas Gjergjit i cili fshihet pas vëlla Aleksit.
Duket se vërtet Gjergji iku nga “Kodra” por nuk ka ikur “Kodra” nga Gjergji!
Vijon
