“Përshëndetje. Dua të ndaj një shqetësim me ju. Në prill të vitit të kaluar nëpërmjet transksionit bankar sepse unë jetoj në Itali, porosita një apartament që do ta merrja të mbaruar tek një pallat që po ndërtonte në Astir kompania Vila L dhe Jonald shpk. Të gjithë mardhëniet financiare dhe marveshjet u bënë nëpërmjet firmës Jonald shpk me administrator Bardhi Kocin. Dhashë lekët të merrja një apartament sipas planimetrisë 127 metra katrorë të përfunduar nga ana e kompanisë. Pas disa muajsh kur u ktheva nga Italia më thërritën tek zyrat e Jonald shpk dhe më komunikuan se ka patur një gabim në planimetrinë që kishim rënë dakord dhe se apartamenti im do të ishte një tjetër. Dhe apartamenti tjetër përveçse është shumë metra më pak, është edhe totalisht i pambaruar. Ndërkohë unë kam paguar për apartament të përfunduar. Tek apartamenti im mora vesh se kishin futur një bashkfshatarin e pronarit të Vilës L, ortakut tjetër dmth Lazër Mhillit, i cili është një i sapoliruar nga burgu. Nuk di ku të drejtohem. Firma Jonald shpk më ka dhënë në dorë celsat e një apartamenti më të vogël dhe të pambaruar”
Redaksia e priza.al bëri një vëzhgim më të thelluar të këtyre dy subjekteve që ishin objekt i denoncimit të Almës. Të dhënat e përfituara janë interesante. Kompania Jonald shpk është themeluar fillimisht nga shtetësja Vjollca Hoxhalli, bashkëshortja e ndërtuesit Rrapush Hoxhalli.
Në kohën që Vjollca Hoxhalli ishte ortake dhe administrator e kompanisë, shtetasi Dorian Jata që sot është pronar me 100% i kompanisë, ishte në postin e drejtuesit teknik të shoqerisë.
Pasi pronarja Vjollca Hoxhalli u dënua me 6 vjet burgim, kompania kaloi në pronësinë e ish drejtorit teknik që tashmë u bë pronar, Dorian Jata.
Dhe administrator i shoqerisë Jonald shpk, sot rezulton ish avokati Bardhi Koçi i cili para një viti u arrestua nga SPAK për ndikim të paligjshëm dhe korrupsion, dhe aktualisht është në pritje të gjykimit nga ana e GJKKO.
Ndërkohë që në pallatin e ndërtuar prej tij, dhe në apartamentin e zaptuar nga miku i tij, qytetarja që ka paguar lekët nuk gjen zgjidhje, bashkpronari tjetër Lazër Mhilli ia merr këngës e valles me presidentin Bajram Begaj nëpër bujtina.
Po për qytetarin kush do të flasë?
Vijon-
