Siç rëndom ndodh në çështje të ndjeshme ku personazhe janë “vipat” e politikës, pikëpyetjet dhe ndoshta dhe ndonjë “sulm” nuk bëhet ndaj të dyshuarit që ka kryer veprën penale por sulmet nisin ndaj prokurorit. Sulmet mediatike me lajme, ku vihet në pah dialekti apo çdo gjë tjetër që nuk ka lidhje me çështjen janë “argumentet” që përdoren zakonshëm.
Kështu Arben Ahmetaj psh, i njohur në qarqet politiko-artistike me nofkën “tigri”, në kërkim ndërkombërar për inceneratorët, dhe me vend fshehje aktuale Zvicrën, ka disa hesape të hapura me drejtësinë. Përveç dosjes së inceneratorëve Arben Ahmetaj alias “tigri” është i pandehur edhe në dosjen “Buka” sha.
Historia me pak fjalë është e tillë e tillë. Një tokë që ka patur pronarë të ligjshëm që u njohën nga të gjitha shkallët e gjyqsorit pas ardhjes së demokracisë. Pra “TOKA TEK I ZOTI”.


Por z. tigër kishte një tjetër mendim. Toka mos t’i shkonte të “zotërve” por t’i shkonte një mikut të Benit, një bisnesmeni me emrin Lirim Fezollari.
Pronarët e tokës që mbetën “me gisht në gojë” natyrisht ndoqën rrugën ligjore dhe ky process përfundoi në SPAK aty ku Arben Ahmetaj alias tigri ka përfunduar i pandehur për një dëm miliarda lek të shkaktuar.
Ky është thelbi i procesit gjyqsor të rradhës ku i pandehur është ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj.
Në kushtet kur fakti ka ndodhur, pra BUKA sha u privatizua me gjithë asete, u tjetërsua, u ndërtua një qëndër tregtare dhe pronarët e ligjshëm morën “Noc Rrokun”, tigri dhe mbrojtja e tij kanë “shpikur” një argument mbrojtës.
Sipas tyre prokurori “malok” (duke marrë shkas nga mënyra e zbardhjes së audiove gjyqsore ku “përkthyesit” e TIGRIT, nuk kanë përdorur gjuhën letrare por dialektin e prokurorit), ka gabuar sepse ka thënë që i është bërë shtetit dëm miliarda lek, ndërkohë që Beni si gjeni i gjuhës angleze dhe rrjedhimisht dhe i financave, kishte bërë një manovër që në të vërtetë shteti ka dalë me fitim.
Po profesor Arbeni. Sipas llogaritjes së ekspertëve tuaj dhe që e keni paraqitur në gjykatë, vërtet shteti del me fitim nga privatizimi i BUKA sha. Por shteti ama. Ndërkohë SHTETASIT, pra QYTETARËT që janë pronarët e ligjshëm me breza të asaj prone, dolën me humbje.
Dhe kjo humbje do të paguhet në formë dëmshpërblimesh që familja po i fiton nëpër gjykata. Dhe kush i paguan këto profesor? Shteti. Pra ky shtet që njëkohësisht presor Beni e nxorri “plus” me një lëvizje, është i njëjti shtet që do dalë me breza minus, pa llogaritur këtu faktin që pronarët e ligjshëm vijojnë të mos gëzojnë as pronë e as para.
Dhe teksa shihnim argumentin imbecil mbrojtës së tigrit dhe ndërkohë hulumtonim dokumentet si pjesë e dosjes, kuptuam se gjithë kjo “sherrnajë” është një manovër për të tërhequr vëmëndjen nga një detaj i “vogël” por që palët i “përvëlon.
Prokurori i çështjes, i shumë sulmuari për gjuhën “maloke” Elvin Gokaj, po heton në një fraksion të veçantë një transfertë që Lirim Fezollari ka kryer nga Shqipëria në drejtim të Vienës.
Përse është shqetësuar në këtë pikë tigri sa të lëshohet me ofendime ndaj prokurorit?
Drejt kujt llogarie i nisi Lirim Fezollari 3 milionë euro në Austri?
Cfarë lidhje ka Arben Ahmetaj me këtë transfertë?
-Vijon-
