Absurd shqiptar/ Në resortin e sekuestruar nga SPAK dhe me pronarin në kërkim për drogë, çunat e Tomës shkelin me këmbë qindra mijëra euro në një dasëm. Kë sfidojnë?

“Dasma e vitit” e quajtën rrjetet sociale një ceremoni martesore të zhvilluar në një nga resortet në periferi të Durrësit. Sipas videove të shpërndara nëpër rrjetet sociale në këtë dasëm të “pazakontë”, morën pjesë shtatë këngëtarë të ftuar, me dhjetra dasmorë, një varg automjetesh luksoze, një arredim përrallor dhe mbi të gjitha, leku u derdh lumë. Sipas dalldisë së rrjeteve sociale, elementët e mësipërm e bëjnë këtë dasëm që të marrë titullin “dasma e vitit”.

Kjo ishte një dasëm që mund të quhet e vitit, por jo për arsyet që rrjeti I dalldisur I jep jehonë. Kjo dasëm është e veçantë sepse u zhvillua në një ambient të sekuestruar nga SPAK. AJMAN Park resorti i bisnesmenit nga Shijaku Fadil Balla ka disa javë që është sekuestruar pasi pronari u shpall në kërkim si pjesë e një grupi që ka trafikuar tonelata drogë nga Amerika Latinë drejt Europës.

Dhe në këtë resort të sekuestruar që puna vijon normalisht, tashmë nën administrimin e shtetit, në sy të shtetit hidhen më shumë se 500.000 euro në tokë dhe shkelen me këmbë. Protagonist i lëk hedhjes dhe euro shkeljes ishte dhe djali I Tom Doshit si dhe të tjerë personazhe të njohur të jetës publike si dhe jetës së “nëntokës”.

Të gjitha këto u bënë në një resort të sekuestruar nga SPAK sepse pronari ka trafikuar tonelata droge, e I cili aktualisht është nën administrimin e shtetit.

Meqë ra fjala, di gjë shteti që e administron ose SPAKU që e sekuestroi burimin e qindra mijërave euro që u hodhën në tokë dhe u shkelën me këmbë? Apo kjo ishte thjesht një “absurd shqiptar” I rradhës dhe nuk duhet të na bëjë shumë përshtypje?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *