Pas denoncimit të avokatit Arben Llangozi për disa ndërtime në Ksamil, vila pa leje, mediat investiguan më hollësishëm dhe rezultoi që ndërtuesi i objeteve pa leje është shtetasi Agim Shënediela.
Agim Shënediela është pikërisht personi që priza.al po publikon për herë të parë një foto të tij.

Ky ndërtues edhe pse ka vite që ushtron këtë punë, pra të ndërtojë, ka zgjedhur që të rrijë i tëhequr, larg syve të njerëzve dhe totalisht inekzistent. Por përtej “dukjes” së një burri babaxhan dhe të sjellshëm, Agim Shënediela me arusha dhe kukulla nëpër duar, ka zaptuar me vendim qeverie nja 200 e kusur mijë metra në Ksamil e dhjetra mijera metra të tjerë pa leje.
E pikërisht një nga vilat e ndërtuara pa leje, është blerë nga këngëtarja Dua Lipa pa e ditur se vila e saj e ëndrrave aktualisht është në process legalizimi.
Dua Lipa e ka blerë, vila është ndërtuar, Agim Shënediela pret ASHK. Pra është në dorën e Lorena Goxhollebit nëse Agimi do mbajë në dorë ccertifikatë legalizimi për vilën e Duas dhe vilat e tjera apo do vazhdojë të mbajë arushat me zemra?
-Vijon-
