BLUE MAGIC GROUP/ Kush është Gentjan Dervishaj që pas burgut në Angli i fali kompaninë indianit të zhytur në gjyqe në Dehli, ja si kamuflohen pas brandit turk

Një ndër shumë personat e dënuar dhe më pas dëbuar nga Anglia për shkak të aktivitetit të tyre kriminal në lidhje me trafikun e drogërave është edhe shtetasi Gentjan Dervishaj i cili lindi në Tiranë ne korrikun e vitit që Shqipëria po thyente komunizmin. Në moshë të re ky shtetas emigroi në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku u bë si fillim pjesë e më pas drejtues i një rrjeti të shperndarjes së drogës.

Aktivitetin kriminal të cilën autoritetet angleze e llogaritën rreth 11 milionë paund Gentjani e zhvlloi deri ditën që u arrestua dhe u dënua në Britaninë e Madhe. Pas kryerjes së një pjese të dënimit, Gentjan Dervishaj deportohet nga Anglia drejt vendit tonë.

Kthimi në vend solli ide bisnesi të “ligjshëm” për Gentjan Dervishajn. Kështu në datë 11.7.2019 për ditëlindjen e tij, Gentjani i bën vetes dhuratë themelimin e kompanisë “Blue Magic” me objekt: “Lëshimin e përfaqësimit, mandative, të komisionareve dhe koncencioneve për llogari të sipërmarrjes komerciale, industrial dhe shërbime në përgjithesi, në llojin e organizatës në sferën e ndërmjetësimit komercial në ambientin mjeksor”.

Por vetëm 1 muaj pasi e themeloi kompaninë, Gentjani vendosi që 90% të kompanisë së tij tja dhurojë një indiani që banon Londër ashtu sicc banonte dhe Gentjani përpara se të arrestohej.

Kështu, indiani me pasaportë britanike por me një tufe gjyqesh të hapura në New Dehli, Vikash Lalit Kumar Gandhi u bë aksioner mazhoritar me 90% të kuotave të falura. Ndërsa vetë pronari mbajti vetëm 10% të aksioneve dhe administrimin e kompanisë.

Me themelimin e kompanisë Blue Magic Albania, duke e maskuar si përfaqësuese e një kompanie mjeksore turke që merret me transplante flokësh, Gentjan Dervishaj dhe bashkpuntorët e tij zgjeruan një rreth investimesh me para të dyshimta dhe më pas pastrimi të tyre.

Redaksia disponon një dosje të plotë të aktivitetit të Gentjan Dervishajt, indianite Vikash Lalit Kumar Gandhi dhe bashkpuntorëve të tyre, të cilat do të publikohen ditë pas dite shoqeruar me dokumente të pronave të blera, bisneseve që qarkullojnë paratë dhe personave që i sigurojnë paprekshmërinë në aktivitetin e pastrimit të parave.

-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *