Hetimi për pastrimin e parave të drogës/ Ja lidhjet e Osman Kokoshit të Kavajës me Alban Pezën, Vilson Ahmetin dhe Hauard Malon, roli i Joni Ketës dhe përse SPAK bën gjysëm operacione?
Në kuadër të operacionit të goditjes së organizatës kriminale të përfshirë në trafikimin e drogës në tregun europian, SPAK ka ushtruar kontroll në një resort në Golem. Prokuroria e Posaçme gjatë kontrollit te “Klajdi Resort” ka sekuaestruar celularin e pronarit të resortit, Orman Kokoshi.
Osman Kokoshi është pjesë e një rrjeti hotelesh dhe restorantesh ku dyshohet se është bërë pastrim parash nga ish kryeministri Vlison Ahmeti dhe Alban Peza. Ata kanë themeluar kompaninë ALBANIAN INVESTMENT CONSTRUCTION (A.I.C) në datë 26.10.2004. E nëpërmjet kësaj kompanie kanë investuar në projekte ndërtimi në vend dhe jashtë kufijve.
Ata janë bashkë aksioner me Kokoshin dhe me Houard Malo në ADRIATIC LUXURY HOTELS.

Alban Peza është një personazh i cili u bë biznesmen pasi i shpëtoi një operacioni spektakolar të kryer nga forcat greke në Athinë pas trafikimit të 50 kg heroinë.
Kjo ngjarje e vitit 1999 la shumë gjurmë në zhvillimin dhe karrierën e Alban Pezës. Ai arriti t’i shpëtojë burgut por jo dënimit.
Më vonë kapërceu një rrezik tjetër. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK) ka mbyllur në korrik 2024 dosjen e një vjedhje të pasurive publike me vlerë dhjetëra milionë euro, me puset e naftës në Ballsh.
Protagonist i dosjes së përvetësimit të pasurisë publike është trafikanti Alban Peza, i shfaqur prej vitesh si biznesmen, përfitues i koncesioneve publike për shftytëzimin e pasurive mbi dhe nëntokësore publike, përfitues i lejeve për kulla dhe resorte, duke investuar miliona euro me burim të dyshimtë.
Ende nuk dihet se me çfarë marifeti procedural dhe argumenti është mbyllur dosja, kur përvetësimi i pasurisë publike me vlerë 27 milionë euro është dokumentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nga kompaninë Anio Oil & Gas, themeluar në vitin 2014. Alban Peza është administrator dhe pronar i vetëm i kompanisë së hidrokarbureve.
Në 12 Maj 2025, në SPAK është paraqitur njëri nga pronarët e kompanisë “Met Invest”, Hauard Malo duke dhënë shpjegime për një çështje në hetim.
Hauard Malo dhe Alban Peza janë ortakë edhe në një ndër objektet më të përfolura të ndërtuara vitet e fundit.
Kulla pas hotel Dajtit që bie në sy për formën dhe bardhësinë është ndërtuar nga kompania “Albanian Investment Construction” (AIC), me përfaqësues shtetasin Alban Peza. Në lidhje me lejen e ndërtimit për objektin pranë Hotel Dajtit, Malo deklaroi se ajo është miratuar nga Bashkia në vitin 2018 ose 2019.Projekti arkitektonik është përgatitur dhe aplikuar nga studioja “Atelier 4”, përfaqësuar nga Alban Efthimi. Në këtë projekt ka qenë i përfshirë edhe një person me emrin Andi, i cili është marrë me detaje të mëtejshme. “Atelier 4” është angazhuar nëpërmjet ndërmjetësimit të “AIC” të Alban Pezës.Lidhur me marrëdhëniet me studion arkitekturore, Malo, deklaroi se “Atelier 4” është paguar përmes sistemit bankar, por nuk mban mend shumën e saktë të pagesës.Ai shtoi se në objektin në fjalë nuk ka pasur zyrë shitjeje dhe kontaktet me klientët janë bërë përmes kompanisë ndërtuese “AIC” ose arkitektëve të përfshirë.
Dhe sërish në një aksion antidrogë të SPAK dalin në pah lidhjet e Alban Pezës dhe Hauard Malos.ortaku i tyre më të cilin kanë ndërtuar resort në Golem, është objekt i SPAK si i dyshuar si pastrues parash droge të grupit Çopja.
Pra si pasojë e faktit që një ndër ortakët është në hetim intensiv si pjesë e një organizate ndërkombëtare kriminale, SPAK dhe BKH duhet të “trokisnin” edhe në dyert e Hauard Malos dhe Alban Pezës. Por kjo nuk ka ndodhur.
Alban Peza duket se siguron paprekshmërinë e tij nëpërmjet kunatit të tij, Joni Keta i cili aktualisht është zëvëndës drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe njëkohësisht kandidat për të qënë drejtor i BKH.
Pra ëndrra në sirtar e Alban Pezës është zgjedhja e Jonit në krye të BKH për të vijuar të sigurojë paprekshmërinë e tij.
Por a do të na japë komisioni i përzgjedhjes së kandidatit fitues të kreut të BKH një drejtor si Joni Keta, i cili edhe sikur të kishte një karrierë të kulluar (të cilën nuk e ka patur), ka një rreth familjar të zhytur në drogë dhe krime, apo do të na japë një drejtues që gëzon besimin e publikut dhe nuk është i përlyer familjarisht në krime dhe trafiqe, të paktën publikisht…
